Kryesore
Në krye të euro-euforikëve
Për hir të kryeministrit në Europë na identifikojnë si euroeuforikët, në kundërpeshë të euroskeptikëve që bënë realitet edhe shkëputjen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Flamurtar i europianizmit po shfaqet kryeministri ynë Edi Rama në çdo mundësi që ka për të folur para gazetarëve europianë. Kështu të paktën i kanë përcjellë mediat e huaja deklaratat e kryeministrit shqiptar një ditë para samitit të Varshavës. “Shumë vende i përshkon euroskepticizmi, ndërsa ne karakterizohemi nga eurooptimizmi”- theksoi Rama, duke shtuar se “fushata e Leave që nxori Britaninë jashtë BE-së ishte e papranueshme”. “Britania e Madhe është jashtë zonës Shengen dhe mua si kryeministër më duhet një javë që të marrë vizën kur më duhet të shkoj aty, ndërsa ministrave dy javë. Imagjinoni qytetarët e thjeshtë”-deklaroi kryeministri. Në rolin e eurooptimistit pra, Edi Rama beson se Europa do të jetë më e sigurtë me Ballkanin e integruar, por për këtë Shqipëria duhet të përmbushë reformat, ku më e rëndësishmja është ajo në drejtësi, për të cilën do të votohet më 21 korrik.
http://www.kathimerini.gr/866698/article/epikairothta/politikh/enti-rama…
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu