Kioske
Nga Elvi Fundo/ Për Bledi Kajsiun dhe rioshët e bunkerit
Bledi Kajsiu në rolin e tij si analist, është përpjekur në një koment të tij të gjatë në një të përditshme, të japë një qëndrim se çfarë duhet të ndodhë me Partinë Demokratike, konkretisht duke dhënë idetë se ajo nuk duhet të drejtohet nga Berisha, por nga emra të rinj si Enkelejd Alibeaj apo Jorida Tabaku.
Ky ishte thelbi i një hartimi të gjatë pa mendim politik, që thjeshtë dhe vetëm ishte si një sulm ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe jepej peshë tek e reja që i duhej PD-së, Alibeaj apo zonja Tabaku.
Gjithësesi përtej vlerësimit ndaj qëndrimit që mban Zoti Kajsiu, pasi ato janë personale ka një lajthitje në objekt që nuk i falet një djali si ai. Një njeriu që ka jo pak eksperiencë. Një njeriu që ka qënë pjesë e grupit liberalëve dhe ndoshta ka pasur edhe kontributet e tij në mbështetje të Partisë Demokratike sepse formati liberal për disa vite i drejtuar nga Henri Çili pati një qasje të fortë në krah të PD-së, por ndoshta dhe të Lulzim Bashës.
Gjithësesi përtej çdo kritike mund t’i sjellim disa argumenta Zotit Kajsiu që herë tjetër kur të analizojë do të ishte më mirë, që të kishte kujdes në shembujt që sjell.
I quante të rinj në PD, me vlera dhe me të ardhme Enkelejd Alibeajn dhe Jorida Tabakun.
Por, si mund t’i quash të rinj në politikë?
Së pari, nuk janë të rinj në politike as njëri dhe as tjetri. E në rast se e ka pasur një problematikë ndaj Zotit Berisha, është qeverisja e djeshme. Pra, 2009-2013. Dikush me kritika, dikush me vlerësime.
Edhe Zonja Tabaku, edhe Zoti Alibeaj kanë qënë pjesë e qeverisjes së djeshme.
Zonja Tabaku nuk ka pasur ndonjë lidhje me Partinë Demokratike.
Në fakt, e motra e saj ka qënë pjesë aktive. Më pas u përfshi për shkak të mbiemrit. Si një familje qytetare, si një familje e madhe e kryeqytetit.
Zonja Tabaku ka qënë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, ka qënë zv.ministre, deputete, ka mbajtur poste politike, ka drejtuar komisione. Së fundi me inceneratorët në këndvështrimin tim ishte një dështim, pasi kishte shumë herë më tepër për të bërë sesa një zhurmë dhe në fund asgjë. Dhe nga ana tjetër përtej kristalizimit që mund ti kërkohet një personazhi, i lexohen disa leje ndërtimi, vila luksoze, me qindra-mijëra euro në Gjirin e Lalzit, palate të ndërtuara nga familjarët e saj në Itali, e kështu me radhë.
Ndoshta duhen mbështetur, duhet të ndërtojnë. Të kenë edhe lidhje me biznesin, pa asnjë diskutim.
Por, kur lejet jepen për ata që Zonja Tabaku i quan oligartkë, apo ka shmangie taksash, apo firmosen nga Veliaj, apo kur vetë Zonja tabaku ka qënë në detyrë, këtu ka probleme.
Pa folur për sarajet e Lalzit, e të tjera si këto.
Zoti Alibeaj, si mund të quhet i ri në politikë?
Që në ditën e parë, që është marrë nga Berisha, ka qënë pjesë e kabinetit të tij. Ka qënë ministër në Qeverinë e Sali Berishës. Nuk është i rastësishëm.
Pa folur më tej, për “suksesin” e tij si ministër, që e ka tek bashkëjetesa me një drejtoreshë, që tashmë e kemi në Kushtetuese.
E kanë hequr nga deputet në një mandat, sepse në qarkun e Fierit ku shkoi, u konfliktua me të gjithë drejtuesit lokalë të komunave. Nuk e qaste njeri, nuk e donte më njeri.
Ka kandiduar për kryetar bashkie në Fier dhe ka humbur.
Ka drejtuar dy herë qarkun i pari. Ka humbur, dhe në zgjedhje politike, edhe në zgjedhje lokale.
Pra, një humbës serial. Një njeri që ka qënë në qeverisjen e djeshme. Nuk është një i ri. Por, është i vjetër.
Ka dhe një problematikë të vogël që Zoti Kajsiu duhet ta lexojë.
A nuk ishte Zoti Alibeaj dhe Zonja Tabaku që hynin dhe dilnin kur blindohej PD me hekura? Kur kthehej në bunker.
A nuk ishin këta rioshët e bunkerit?
A nuk duhej këta t’i flisnin Bashës, e ti thonin “STOP”. Çfarë është kjo çmenduri, që e panë diplomatët, e panë të gjithë shqiptarët? Tonelata me hekur për bunkerin, ku futeshin rioshët e Bledi Kajsiut. Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.
Çdo argument mund të sillet kundër Berishës, i ashpër, i korruptuar, non-grata, çfarë të duan. Por të paktën kur sulmoni Berishën me “armët” tuaja, mos përdor Zoti Kajsiu si elementë të së ardhmes së Opozitës emra të vjetër, të akuzuar, me backround, të dyshimtë, dhe nga ana tjetër njerëz që kanë qënë në qeverisjen e djeshme, që kanë qënë pjesë e humbjes së Opozitës në këto tetë vite dhe së fundi ishin të përfshirë në skandalin e bunkerizimit të Partisë Demokratike.
Prandaj rioshët e bunkerit të Lulzim Bashës, Zoti Kajsiu nuk ndihmojnë askënd në Partinë Demokratike dhe as nuk e sjellin atë në pushtet.
Sa për qasjen ndaj Berishës unë e shumë të tjerë mund të shprehin shumë kritika.
Por, nuk besoj dot se ndonjëherë Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj, apo Lulzim Basha 77 vjeç do kenë energjinë, forcën dhe egoizimin apo qasjen politike që pati Berisha me Foltoren dhe deri në finale me marrjen e Partisë Demokratike, me apo pa procese gjyqësore. Por duke risiguruar edhe një herë shumicën e tij në atë parti. Dhe kur dikush ka shumicën, ai drejton. Ky është rregulli numër një i demokracisë.
Në rast se rioshët e bunkerit mund të bëjnë diçka, mund të krijojnë një parti të tyre dhe të krijojnë një shumicë të tyre.
Në atë Parti Demokratike, rioshët e bunkerit nuk janë e ardhmja.
Kjo tashmë është e qartë për të gjithë./CNA.al