Lidhu me ne

Mix

Truri është organi i parë që preket nga dehidratimi

75 për qind e trurit tonë është ujë. Kur dehidratohemi, truri tkurret, por si ndikon kjo në funksionin e tij?

Bazuar në disa mostra urine të marra nga fëmijët e moshës 9 deri në 11 vjeç në Los Anxhelos dhe Manhatan, pothuajse dy e treta e tyre shkonin në shkollë gati të dehidratuar, çka mund të ndikonte negativisht në performancën e tyre mësimore.

Nëse merrni dy grupe fëmijësh dhe përpara një testimi u thoni që njëri të pijë një gotë ujë e tjetri asnjë, e gjeni dot se cili grup del më mirë? Grupi që ka pirë ujë. Studiuesit dolën në përfundimin se këto rezultate tregojnë që edhe fëmijët në një gjendje dehidratimi të lehtë, mund të përfitojnë nga pirja më e madhe e ujit dhe të përmirësojnë performancën e tyre konjitive.

Hidratimi mund të ndikojë gjithashtu në gjendjen tuaj shpirtërore. Kufizimi i konsumimit të lëngjeve shton përgjumjen dhe lodhjen, ul nivelin e energjisë dhe vigjilencës, dhe rrit ndjesinë e konfuzionit. Por sapo këta pjesëmarrës në studim lejohen që të pinë ujë, vigjilenca, lumturia dhe qartësia rikthehen pothuajse menjëherë.

Përthithja e ujit bëhet menjëherë brenda 5 minutash, nga goja në qarkullimin e gjakut, duke arritur kulmin në minutën e njëzetë. Mjaft interesant është fakti se uji i ftohtë përthithet rreth 20 për qind më shpejt sesa uji me temperaturë ambienti.

Si mund ta dalloni që jeni dehidratuar? Thjesht pyesni trupin. Nëse pini ujë dhe urinoni brenda një kohe të shkurtër, kjo është një shenjë e trupit që tregon se është ngopur. Por nëse pini pak ujë dhe trupi e mban pjesën më të madhe, kjo tregon se rezervat tuaja po mbarojnë. Studiuesit përdorën këtë koncept për të zhvilluar një mjet vlerësimi formal për dehidratimin: zbrazeni fshikëzën, pini tri gota ujë dhe pas një ore shikoni sa do të urinoni. Ata vendosën që nëse ju pini tri gota ujë dhe brenda një ore, urinoni më pak se një gotë, ka të ngjarë që të keni qenë të dehidratuar.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook