Kritike
“Larguam gjobvënësit nga televizioni”, Manjani reagon ndaj Top Channel: Fikini aparaturat, kujt i duhet një televizion që gjobit njerëz apo bisnese?!
Nga Ylli Manjani/
Skandaloz paska qenë ky qëndrimi editorial me të cilin ka hapur lajmet e para dy ditëve Top Chanel.
“Larguam gjobvënësit nga televizioni” paska qenë qëndrimi publik i televizionit kombëtar.
Ua ua ua ua ua uaaaaa…!
E pabesueshme!
Televizioni pranon se “ka vënë gjoba”!?
Seriozisht?!
Po fikini aparaturat pra!
Kujt i duhet një televizion që gjobit njerëz apo bisnese?!
Kthejini publikut valët që i keni zënë, sepse nuk e paskeni informuar por deformuar!
Nuk ka llogjikë tjetër kjo gjë. Televizioni thotë se u kam mashtruar o njerëz sepse ajo që u kam ofruar ka qenë gjobë jo informacion.
Mashtrimi është vepër penale. Mashtrimi ndaj publikut të gjerë është në rrethana cilësuese madje.
Nga ana tjetër, çfarë besueshmërie ka televizioni sot që pretendon se duke larguar disa punonjës, paska larguar gjobvënien?! Pse mo punonjësit e një televizioni bënë gjoba për hesap të vet?!
Seriozisht e kanë këta apo po tallen me njerëzit?!
Pse tashmë televizioni, i njëjti televizion, nuk do vendosë më gjoba?! U ngop me të ardhurat nga gjoba; po bën autokrotikë apo si?!
Si mund të qaset një televizion kombëtar kështu ndaj publikut?
Ky qëndrim vetdenoncues e publik i Top Channel është provë fatale se çfarë mediash kemi.
Personalisht kam vite që nuk informohem e as ndjek as lajmet dhe as programet politike në televizionet shqiptare. Informohem nga interneti dhe nga mediat e huaja. Kam rrefuzuar dhe vijoj të refuzoj harxhimin e kohës për të parë TV në shqip.
Natyrisht i jam përgjigjur ftesave të për të dhënë opinionin tim, i cili ka qenë dhe mbetet krejt i imi. Por besojeni ose jo, nuk e shoh të emetuar në televizion as opinionin tim nga sikleti që më vjen kur mendoj këtë që ka thënë Top Channel.
Kjo lloj medie për mua është inceneruar (e djegur si mbetje) me kohë. Tani që përdorin lekët e mafies së incenerimit është më dukshme…
Këshilla ime është:
Ndihmoni higjenën mendore duke rrefuzuar të informoheni, dmth gënjeheni, nga televizionet.