Lidhu me ne

Mix

Kuriozitete / Kush e shpiku biçikletën?

An ordinary bicycle's epic journey - BBC Reel

Ju mund të mendoni se një shpikje kaq e thjeshtë sa biçikleta, do të ketë një të kaluar jo shumë të ndërlikuar. Në fakt kjo shpikje shumë popullore ka një histori të mbushur

me polemika dhe dezinformata. Ndërsa historitë se kush e shpiku biçikletën kundërshtojnë shpesh njëra-tjetrën, një gjë është e sigurt:biçikletat e para nuk ishin aspak si ato që shihni sot nëpër rrugë.

Modelet e para të njohura të një mjeti me rrota, që ecën përmes fuqisë së ushtruar nga njeriu, u krijuan shumë kohë përpara se biçikleta të bëhej një formë praktike e transportit. Në vitin 1418, inxhinier italian Xhovani Fontana ndërtoi një pajisje të tillë të përbërë nga katër rrota dhe një litar të lidhur në disa ingranazhe.

Në vitin 1813, rreth 400 vjet më vonë,aristokrati dhe shpikësi gjerman Karl von Draiz filloi punën për versionin e tij të Laufmaschine, një mjet me katër rrota, që ecte falë fuqisë së njeriut. Në vitin 1817, Draiz krijoi një mjet tjetër me 2 rrota. Ai e ndërtoi pajisjen e tij të transporti si një reagim ndaj një problemi shumë serioz për kohën:mungesës së kuajve.

Në vitin 1815 shpërtheu mali vullkanik Tambora në Indonezi, dhe reja e hirit që u shpërnda nëpër botë uli ndjeshëm temperaturat globale. Të korrat u shkatërruan dhe shumë kafshë, përfshirë kuajt, ngordhën nga uria.

Por pajisja e Draiz ishte shumë larg biçikletave të sotme. Me një peshë 23 kilogramë, ky paraardhës i biçikletës përbëhej nga 2 rrota druri të lidhura midis tyre në një strukturë. Drejtuesi ulej mbi një shalë lëkure të veshur me susta dhe e drejtonte atë përmes një grupirudimentar dorezash prej druri.

Nuk kishte ingranazhe dhe as pedale, dhe pajisja ecte e shtyrë nga këmbët e drejtuesit.

Draiz e çoi shpikjen e tij në Francë dhe në Angli, ku u bë shumë e njohur. Denis Xhonson krijoi në Angli versionin për aristokratët e Londrës. Ato patën sukses për disa vite,derisa undaluan të qarkullonin në trotuare pasi përbënin rrezik për këmbësorët.

Biçikletat u rikthyen në modë në fillimin e viteve 1860, me prezantimin e një konstruksioni prej druri me dy rrota çeliku, pedale dhe një sistem ingranazhesh fikse. Ajo njihej edhe si“velocipede” (këmbëshpejtë). Mbi shpikësin e saj ka ende debate, por besohet gjerësisht se i pari ishte gjermani Karl Kesh në vitin 1862.

Gjithsesi patenta e parë për një pajisje të tillë nuk iu dha Kesh, por Pier Lalme, një prodhues francez i karrocave të dorës, që mori një patentë amerikane për një automjet me dy rrota me pedale në vitin 1866. Në vitin 1870, metalurgjia kishte avancuar mjaftueshëm, dhe trupi i biçikletave nisi të bëhej prej metali, që ishte më i fortë dhe njëherazi më i lehtë se druri. Një model i njohur ishte mjeti me rrota shumë të larta. Rrotat e përparme u bënë gjithnjë e më të mëdha, pasi prodhuesit kuptuan se sa më e madhe të ishte rrota, aq më larg mund të udhëtohej me një rrotullim të pedaleve.

Të pasionuarit pas biçikletave të para mund të blinin një biçikletë po aq të lartë sa ishte edhe gjatësia e këmbëve të tyre. Por ky model nuk ishte praktik për shumicën e njerëzve. Kjo pasi nëse drejtuesi i mjetit detyrohej të frenonte papritmas, inercia sillte humbjen e ekuilibrit dhe rrëzimin kokëposhtë.

Entuziazmi për këto lloj biçikletash mbeti i zbehtë, derisa shpikësi anglez Xhon Starli krijoi një biçikletë më të sigurt në vitet 1870.Ai prezantoi në Britani biçikletën “Ariel”, duke diktuar edhe rolin e britanikëve si një komb lider në inovacionin e biçikletave për shumë dekada në vijim.

Starli është ndoshta më i njohur për shpikjen e tij të rrotës me një disk qendror në vitin 1874. Më pas në vitin 1885, ai prezantoi modelin “Rover”, ku 2 rrotat ishin pothuajse të barabarta. Mjeti ishte shumë i qëndrueshëm dhe praktik. Numri i biçikletave në përdorim u rrit nga rreth 200.000 në vitin 1889 në 1 milionë në vitin 1899.

Në fillim, biçikletat ishin një hobi relativisht i shtrenjtë. Por prodhimi masiv e bëri biçikletën një investim praktik për ata që ishin në punë, dhe që tashmë mund të shkonin me të në vendin e punës dhe të riktheheshin në shtëpi. Por biçikleta i dha mundësi shumë njerëzve që të

kishin një mjet transporti individual dhe të pavarur, duke ofruar fleksibilitet më të madh

në kohën e lirë.

Ndërsa biçikletat nisën të përdorshin edhe nga gratë, kjo gjë imponoi edhe ndryshime

të mëdha në modën e tyre. Bustet dhe korsetë dolën jashtë mode, ndërsa gratë nisën të mbanin më shumë funde të gjata. Po ashtu, biçikletat ishin pjesërisht përgjegjëse përpërmirësimin e gjendjes së rrugëve.

Ato patën një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në shpikjen e makinës. Pasi pjesët e biçikletave

u inkorporuan më vonë në pjesë të automobilave, përfshirë kushinetat, diferencialet, tubat eçelikut dhe gomat pneumatike.

Shumë pionierë të makinave ishin prodhuesit e parë të biçikletave, si Çarls Durjea, Aleksandër Uinton dhe Albert A.Poup. Edhe vëllezërit Uilbur dhe Orvil Rjt ishin prodhues të biçikletave, përpara se të kthenin vëmendjen tek aerodinamika dhe të arrinin të ndërtonin avionin e parë që fluturoi me sukses. Aktualisht çdo vit prodhohen mbi 100 milionë biçikleta, dhe në gjithë botën përdoren rreth 1 miliardë biçikleta.

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar17 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix21 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix22 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix22 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet22 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal22 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske22 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore22 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore4 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook