Radar
Lavrov paralajmëron një rend më të drejtë botëror
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, paralajmëroi një rend botëror më të drejtë në partneritet me Kinën, gjatë vizitës së tij të parë në Pekin që prej ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.
“Ne po jetojmë një fazë shumë serioze në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare”, tha kreu i diplomacisë së Kremlinit në fillim të një takimi dypalësh me homologun e tij kinez, Wang Yi.
“Jam i bindur se në fund të kësaj faze, situata ndërkombëtare do të jetë shumë më e qartë dhe se ne së bashku me ju dhe me mbështetësit tanë do të shkojmë drejt një rendi botëror shumëpolar, të drejtë dhe demokratik”, i tha ai ministrit kinez.