Radar
FOTOT/ E ‘zhveshur’ nga logot dhe banerat, ja si duket sot selia e Partisë Demokratike. Dje u hoqën dyert e blinduara
Godina e Partisë Demokratike të Shqipërisë është ‘zhveshur’ nga çdo logo, adeziv që vishte xhamat, baner dhe slogan që mbante kur në krye të partisë ishte Lulzim Basha. Më poshtë keni pamjet se si duket selia e demokratëve në Tiranë këtë të hënë, 28 mars.
Kjo pasi prej dy ditësh, në këtë seli, është punuar për të hequr si dyert e blinduara që u vendosën nga Lulzim Basha përpara protestës së 8 janarit.
Po ashtu, përveç dyerve të blinduara që u hodhën në tokë nga ekspertët të dielën, janë hequr dhe të gjitha logot që vishnin xhamat dhe banerat në këtë godinë.
Sipas përfaqësuesve të Komisionit të Rithemelimit, të cilin gjykata e njohu si organi drejtues i PD, kjo bëhet me qëllim për të hapur partinë dhe për të nisur bashkimin e demokratëve për ta bërë një forcë fituese e për ta sjellë në pushtet.