Lidhu me ne

Radar

Pandeli Majko: Interesat e Rusisë në Ballkan do të përforcohen përmes Serbisë, Open Balkan’ nuk ka prodhuar asgjë

Majko: Interesat e Rusisë në Ballkan do të përforcohen

Ish-ministri i Diasporës, Pandeli Majko thotë se me nisjen e luftës ruse në Ukrainë, Shqipëria duhet të fillojë të rishikojë status quo-të në rajon.

Duke folur në Euronews Albania, Majko thotë se lufta mund të nxisë që Brukseli të ketë një qasje tjetër për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Serbia sipas Majkos ndodhet në një situatë delikate pasi është kthyer në një vrimë të zezë pasi nuk pranon të bëhet pjesë e NATO-s.

Gjithashtu është vënë në dyshim dhe integrimi i saj në BE, pasi Beogradi rrezikon të kthehet në një koloni të mirëfilltë ruse.

“Ajo që shikohet hapur është drama që po kalon Serbia në rajon. Nuk kemi pse bëhemi pjesë e dramës së tyre”, tha Majko.

Ish-kryeministri përmendi prezencën e një baze ushtarake ruse në Serbi. Kjo e bën Ballkanin një nga pikat më të dobëta dhe të rrezikuara nga agresioni rus.

“Interesat e Rusisë në Ballkanin Perëndimor do të amplifikohen nëpërmjet faktorëve serbë”, tha ai.

Sipas Majkos, Shqipëria dhe Kosova nuk duhet t’i lejojnë vetes që Serbia ‘të përdorë statusin e viktimës’, ndaj shtoi se nuk duhet ndërmarrë asnjë veprim i njëanshëm.

Majko e cilësoi ‘Open Balkan’ thjesht një iniciativë tre palëshe që nuk ka prodhuar asgjë përveç disa takimeve.

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar11 orë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix11 orë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport17 orë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix17 orë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar17 orë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar17 orë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore18 orë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore2 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar2 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook