Aktualitet
Stamboll, 36 të vdekur e 147 të plagosur nga sulmet terroriste
36 persona humbën jetën dhe 147 të tjerë u plagosën nga një sulm terrorist në aeroportin Ataturk të Stambollit, mbrëmjen e 28 qershorit.
Dy kamikazë të armatosur nisën të qëllonin me automatikë drejt njerëzve në një pikë kontrolli jashtë aeroportit dhe më pas, ata hodhën veten në erë me eksploziv.
Ndërkohë, një i tretë ka qëlluar me armë e më pas ka hedhur veten në erë në parkimin e aeroportit.
Orari i zgjedhur nga kamikazët për sulmin ishte moment kur aeroporti kishte fluksin më të madh të njerëzve. Aktualisht, fluturimet nga aeroporti Ataturk, i treti më i madh në Turqi, janë pezulluar dhe policia ka shtuar masat e sigurisë në rrugët e Stambollit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu