Radar
Duncan Norman: Grupet kriminale s’goditen, të lidhur me politikën. Situata në PD? Shqiptarët vendosin vetë për kryetarin
Ish ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë z.Duncan Norman është kthyer sërish në vendin tonë, por këtë herë jo për të shërbyer si diplomat, por si drejtues i një projekti që ka në fokus luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në një intervistë për Neës 24, Norman flet për Reformën në Drejtësi, për të cilën thotë se nuk është e përkryer, por po jep rezultatet e para.
“E di që Reforma në Drejtësi është larg së qenit perfekt, e di që është e ngadalshme dhe e dhimbshme, jo ajo që do donin të gjithë të ishte, por ka shenja se po funksionon. Mbretëria e Bashkuar do ta shfrytëzojë këtë fazë për ta çuar atë përpara. Ky rast është një nga ato shembuj, është një gjë e vogël në dukje për ta nisur, por nëse bashkarisht e shtyjmë në drejtimin e duhur mendoj se do ndodhin ndryshime reale”, tha ish ambasadori.
Ai shton se grupet kriminale në Shqipëri nuk goditen dhe kanë lidhje me politikën.
“Ne e dimë që grupet kriminale janë të vështira për t’u ndaluar apo kapur si nga agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri, por edhe në Angli. Kemi vështirësi për t’i kapur këto grupe, dhe një nga arsyet është se ata kanë mbështetje nga politika”.
Norman komenton edhe luftën brenda Partisë Demokratike, ndërsa thekson se u takon shqiptarëve të vendosin se kush duhet të udhëhiqë partitë politike.
“Ajo që dua të them është se iu takon shqiptarëve të vendosin se kush duhet të udhëhiqi partitë politike, Nga pikëpamja jonë, liderët e cilësdo parti politike duhet të mbajnë sa më lartë standardet etike dhe profesionale. Duhet të jenë të aftë ta tregojnë përmes shembullit. Ajo që do të ndodhë me Partine Demokratike në të ardhmen vështirë te parashikohet. Unë nuk jam më ambasador, por dua të them se ndërkombëtarët e kanë vështirë të punojnë me çdo figurë që nuk i ka ato standarde etike dhe profesionale. Dua te them se kjo nuk do të ndryshojë”, tha ai.