Radar
“I thamë Bashës, nxirre luanin që ke brenda!”/ Roland Bejko rrëfen prapaskenat: Ja pyetjet që i drejtova kur dha dorëheqjen
Foto ilustrim: Lulzim Basha dhe Roland Bejko
Roland Bejko, Sekretar për Pushtetin Vendor në PD, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka treguar disa nga prapaskenat e mbledhjes që u zhvilluar në PD fill pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.
Bejko tha se i ka drejtuar disa pyetje Bashës, por nuk ka marrë përgjigje për pyetjen më të rëndësishme, se a është kjo dorëheqje pa kthim.
“Kur Basha lexoi deklaratën, pati njerëz të paqartë dhe kishin shumë pikëpyetje. Unë i bëra disa pyetje. I thashë, është dorëheqje me të drejtë kthimi apo pa kthim? E dyta kush do ta drejtojë partinë? Dhe e treta, a ka negociatë me palën tjetër?
Kam marrë përgjigje që partia do të drejtohet sipas statutit dhe ka thënë nuk ka asnjë marrëveshje me palën tjetër. Për pyetjen a do të ketë kthim, nuk u përgjigj.
Diskutimi im ka qenë i tillë, i kam thënë, në momente humbjesh zgjedhjesh, opinioni publik dhe zgjedhësit mezi presin të thuash fjalën e parë. Fjala e parë që dëgjova, ishte nuk kam humbur asnjë palë zgjedhje. Kjo më ka thyer shumë. Jam ndjerë i fyer.
Edhe për faktin që ne e filluam betejën, 4-5 vetë, pa kontaktuar me Bashën, vetëm me çfarë ndodhi në 9 shtator. I bëmë thirrje Bashës që nëse kishte gjë për Berishën, ta thoshte. Kaluan shumë muaj dhe Basha foli vetëm afër mbajtjes së Kuvendeve.
Në gjtihë këtë histori jam i mërzitur shumë nga veprimet dhe mosveprimet e zotit Basha. Nëse kishte ndërmend ta bënte betejën e jetës së tij, kjo ishte beteja.
Të Big Brother ishte ajo zonja që i thoshte të birit nxirre luanin brenda. Edhe ne ia kërkuam Bashës. Mendova se elektorati gri do të mbeshteste Bashën. Elektorati gri ndejti në shtëpi”, tha Bejko.