Radar
Berisha: Qeveria shkeli ligjin nuk njoftoi popullatën për gripin e shpendëve
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë në rrjetet sociale ka akuzuar qeverinë se ka shkelur ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare duke fshehur gripin e shpendëve duke mos njoftuar popullatën.
Sipas Berishës qeveria nuk njoftoi as popullatën dhe as institucionet ndërkombëtare.
Më tej ai thotë se sistemi veterinar në Shqipëri nuk ka kushtet minimale për të ndjekur këtë sëmundje.
Postimi i plotë:
Qeveria e gripit te pulave!
Te dashur miq, gripi i pulave dhe ngordhja e miliona pulave nga kjo semundje problematike per njerezit është skandali i fundit i narkoqeverise. Kjo sepse narkoqeveria ne kundershtim flagrant me detyrimet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare ne shkelje te ligjeve kombëtare dhe ndekombetare fshehu gripin e pulave nuk njoftoi popullatën, as dhe institucionet respektive nderkombetare duke kercenuar rende shendetin dhe jeten e njerezve me nje epidemi te perhapur te gripit te shpendeve.
Perveç ketyre sistemi veterinar ne Shqiperi nuk ka kushtet me minimale per te ndjekur kete semundje.
Qytetari dixhital akuzon ministren si pergjegjese per kete situate.
Duke denuar me ashperine me te madhe kete skandal ma pasoja te renda per shendetin e shqiptareve ju ftoj te lexoni mesazhin e meposhtem. sb
Pershendetje Z. Berisha
Ne nje kohe qe po behet kerdia, kane ngordhur 500 mije pula, Ministrja jone e nderuar, Znj.Krifca eshte me pushime per qejf te saj. Eshte nisur ne date 20 dhe tani qe po flasim eshte akoma me pushime. Rrezikojme te paguajme 50 leke per nje veze. Gjithe te mirat dhe ju i nderuar. Sistemi Tims e verteton me se miri kete fakt dhe hotelet e luksit dhe qejfit qe ka prenotuar nderkohe qe ekipet ne terren po rrine ne ore te vona. Me respekt. Ju faleminderit