Radar
Jemin Gjana kundër heqjes së dyerve të blinduara në seli, debat me Bushatin: S’të shkon të vish me këtë propozim
Vijon me debate mbledhja e parë e kryesisë së PD pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.
Kryetarit të Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike Jemin Gjana, ka kërkuar që partia të t’u kthehet qëndrimeve të mëparshme, të 9 shtatorit, ku Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, pasi u shpall ‘non grata’, si dhe ka debatuar me deputetin Helidon Bushati, i cili propozoi heqjen e dyerve të blinduara në selinë e PD.
Jemin Gjana: Je familje e madhe shkodrane. S’të shkon të vish me propozime për heqje dyersh. Hera e parë që PD-në e drejton një ish i përndjekur. Dhe ndjehem mirë për këtë.
Helidon Bushati: Mos u merr me derën time, se të kthej përgjigje mirë, por je në moshë. Ti thuaj s’jam dakord me Helidonin, por mos më përmend derën e madhe.