Lidhu me ne

Mix

Ja përse disa bebe qeshin që gjashtë javëshe, ndërsa disa 2-muajshe!

Ndonëse disa foshnje mund të vënë buzën në gaz që kur janë tek barku i mamit dhe kjo buzëqeshje ruhet përgjithmonë në eko, pediatrit shprehen se të porsalindurit mund të nxiten emocionalisht (e quajtur “një buzëqeshje sociale”) rreth moshës dy muajsh. Megjithatë, sipas Dr. Dyan Hes, drejtor i Gramercy Pediatrics in Neë York City mund të ndodhë që bebet të qeshin edhe që në javën e gjashtë.

Me fjalë të tjera, nëse vogëlushi juaj nuk ju buzëqesh edhe pas dy muajsh, mos u shqetësoni. Gjithçka ndryshon, në varësi të foshnjës e duket se ju keni të bëni me një bebe me personalitet të fortë, që nuk impresionohet lehtë.

Nga ana tjetër, nëse një buzëqeshje është e shkurtër dhe e rastësishme , që nuk nxitet nga asgjë përreth ka më shumë të ngjarë të jetë thjesht një refleks. Zakonisht këtu flasim për buzëqeshjet e bebeve në gjumë. Ja çfarë ndodh me zhvillimin e foshnjës suaj herën e parë që buzëqesh

Sipas Dr. Hes, kjo arritje e veçantë është në të vërtetë një zhvillim i një mënyre të re të komunikuarit. “Foshnjat gëzojnë të shikojnë nga afër fytyrën tuaj dhe ata po përpiqen të interpretojnë shprehjet tuaja,” thonë ekspertët. “Kur një fëmijë buzëqesh, ai po i përgjigjet stimulit që merr nga personi përballë, e kur ky i fundit është negativ, foshnja qan”.

Foshnja juaj e kupton që një buzëqeshje është një mënyrë për të bashkëvepruar me të tjerët. Dr Hes shton: “të qeshurit për foshnjet është mënyra e tyre e komunikimit pa qenë nevojë të qajnë”. (sepse të qarët gjithashtu komunikon diçka sipas foshnjes)

Gjëja më e mirë që mund të bëni për të inkurajuar fëmijët të buzëqeshin është biseda me ta. Një kujtesë nga Dr. Hes: Foshnjat mund të shohin më së miri 25 cm larg nga fytyra e tyre gjatë kësaj kohe, kështu që është ideale që çfarë do që t’i bëni është të ndodhë relativisht afër.

Kur duhet të shqetësoheni se fëmija juaj nuk po buzëqesh Nëse e kalon tremujorin dhe foshnja juaj ende nuk ka buzëqeshur, ia vlen të kontaktoni me pediatrin tuaj për t’ia komunikuar këtë gjë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar22 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix22 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix22 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix22 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix22 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix22 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar23 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix23 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix23 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook