Mix
ZHVILLIMI I BEBIT MUAJ PAS MUAJI (KËSHILLA PËR 1 DERI 6 MUAJ)
Muaji 1:
Njihuni me bebin tuaj:
Asgjë nuk mund të krahasohet me emocionet e forta të dashurisë dhe lidhjes që ndjen kur sapo sheh të porsalindurin tend. Pas 9 muajve pritje, nuk mund të mos habitesh nga këmbët dhe duart e vogla. Por jeta në një hapsirë të ngushtë dhe aventura jashtë mund ti lej pak shënjë të porsalindurit. Këto shënja e mbrojnë dhe mbështesin bebin gjatë rrugës.
Lëkura:
Mos u habit nëse e sheh bebin me ngjyrë paksa të kuqe apo roze. Vetëm nëse keni pasur një bebe të madhe lekura mund të jetë pak a rrudhur, e lehte dhe e rrjepur në disa vënde. Në orët e para të jetës, duart dhe këmbët e bebit mund të ngjasojnë pak të ërrta nga qarkullimi i gjakut. Ju gjithashtu mund të vini re verniskin, një lloj mbulese e lëkurës së bebit, si dhe pika të vogla të bardha rreth hundes dhe mjekrës.
Koka dhe fytyra:
Bebi juaj ka kaluar nga një rrugë e ngushtë, dhe si rezultat koka mund të duket asimetrike dhe pak e enjtur. Fytyra e bebit tuaj mund të jetë e prekur gjithashtu, mund të ketë sytë pak të enjtura, hunden pak të shtypër apo fonatelën , një zonë ku janë kockat e kokës akoma duke u rritur.
Sytë dhe flokët:
Disa bebe lindin me flokë, por ajo bie dhe zëvendësohet nga flokët permanent pas 3-4 muajsh dhe ndonjëhere me një ngjyrë komplet të ndryshme. Ngjyra e syve mund të ndryshojë gjatë vitit të parë. Shumica e bebve kaukazian lindin me sy ngjyrë blu, ndërkohe bebet afrikan apo aziatik me sy ngjyrë kaf. Sytë mund të parashikohen më mirë rreth moshës 6 muajshe.
S’ka akoma kërthizë:
Menjëherë sapo bebi lind doktori do të pres kordonin dhe do e trajtojë atë. Ky ëshë vëndi I kërthizës së bebit tuaj. Është tepër e rëndësishme ta mbash të pastër dhe të kesh kujdes për të parandaluar infeksionet.
Shikimi dhe Dëgjimi
Studimet kanë treguar se të porsalindurit, që dëgjojnë zërin e mamit gjatë periudhës së shtatzanisë, vrapojnë drejtë saj kur sapo flasin. Bebet I përgjigjen zërit të butë, me intonacione të larta përkëdhelëse.
Gjatë ditëve të para, sytë e bebes tuaj do të qëndrojnë të mbyllur por kjo kohë do të vi duke u pakësuar. Ajo tërhiqet nga format me kontrast të madh dhe format rrethore. Gjatë muajit të parë do të shoh vetëm në distance të shkurtra si mamane gjatë kohës së pirjes së qumshtit.
Reflekset e Bebit
Bebi juaj lind me reflekse mbijetese që kanë evoluar që kur ishte në barkun tuaj. Ju mund të këni parë që kthen kokën duke kërkuar për gjoksin apo shishen. Nësë friksohet do të zgjas direkt duart për tu kapur pas jush. Një refleks tjetër është kapja e fortë e dorës. Vendose gishtin në dorën e bebit dhe do shohesh sa fort e shtrëngon.
Pampersa sa më shumë pampersa!
Mendoje si kohë e juaja e përbashkët pasi bebi ju sheh nga afër, ju dëgjon teksa flisni apo këndoni dhe ndjen prekjen tuaj. Nga perspektiva e bebit kjo është një mënyrë intime nga mami dhe babi për ti plotësuar një nevojë të rëndëishëm dhe për ta bërë të ndihet sërish rehat.
Hajde zë hajde!
Sado të përgatitesh, asnjë prind I ri nuk është I përgatitur për ndjesitë që keni kur dëgjoni beben tuaj tek qan…e qan…pa pushim. Shumica e të porsalindurve kalojnë deri në 7% të ditës së tyre duke qarë. Një përgjigje e pavullnetshme ndaj çdo lloj shqetësimi.
Prindërit duhet të krijojnë një checklistë në mëndjen e tyre që tani:
- Kur piu për herë të fundit bebi?
- Mos ka vajtur koha për ti ndryshuar pampersin?
- Mos ka nevojë të gromsijë?
- I flihet?
- Mos ka shumë zhurmë?
Mos harro se e qara është forma më primare e komunikimit të bebit dhe përgjigja ndaj kesaj të qare është komunikimi juaj I dashurisë dhe mbëstetjes.
Muaji 2
Lëvizjet motorike
Shiko çfarë ndodh kur bebi është në kurriz dhe ti i mban në ajër një lodër. Krahasuar me muajin e shkuar lëvizjet e tij po bëhen më të lirshme. Ai mund të shtriqet të tentojë ta arrijë. Nëse tund një lodër me pak zhurm ai mund ta mbajë për një përiudhë të shkrutër kohore në grushtin e vogël. Tunde pak. Bebet I përgjigjen këtyre stimulimeve ndryshe. Disa shohohin e disa dëgjojnë me kuriozitet. Të tjerë mund t’ju duket stimuluese dhe të tremben e të fillojnë të qajnë. Bebet janë unike dhe procesojnë informacionin në mënyrën e tyre unike.
Buzëqeshjet!
Nga fundi I muajt tjetër bebi do të ju dhurojë buzëqeshje pa dhëmb si përgjigje ndaj verpimeve të tua. Nëse nuk ka ndodhur akoma do ndodh së shpejti. Shiko si ndriçon fytyra e fëmijës suaj kur ju I buzëqeshni. Në të njëjtën kohë mund të lëviz duart, vetullat apo të bëj pasthirma. Më në fund pas disa javëve përkujdesje ndaj bebit do të ju shpërblej me buzëqeshje. Vazhdo buzëqeshi dhe foli bebit, ata argëtohen shumë nga shprehitë e fytyrës sonë kur flasim.
Qëndrimi barkas
Është shumë e rëndësishme që kur e vendosni bebin për të fjetur të jetë gjithnjë në kurriz kjo për të shmangur SIDS. Kur bebi është zgjuar dhe I interesuar për të luajtur, kalimi I kohës duke qëndruar në bark e ndihmon për zhvillimin e tij. Të qënit rehat në bark do e ndihmoj bebin të ndërtojë muskuj të fortë të qafës dhe të mësoj të mbaj kokën.
Nga fundi I muajt bebi do të ketë mjaftueshëm fuqi të mbaj kokën vetë për disa minuta për të parë rreth dhomës. Zhvillimi funksionon hap pas hapi, duke forcuar qafën bebi mund të mbajë kokën. E kur qëndron në bark do të filloj të ushtroj peshë te duart e tij duke forcuar kurrizin që më vonë do e ndihmoj për tu ulur. Këto muskuj do e ndihmojnë për të lëvizur e më vonë për tu ngritur në këmbë.
Ju mund të kaloni kohë me bebin tuaj kur është barkazi duke u ulur pranë tij, bisedoni në mënyrë që ta di që ju jeni aty duke e mbështetur atë. Gjithashtu mund ta vendosni siper tapeteve të shumëngjyrshëm apo puzzle-tapet që ta bëj më atraktive qëndrimin në atë pozicion.
Mos u çudit nësë fëmija juaj nuk duron dot herët e para disa bebe nuk janë rehat në stomak dhe grinden. Përgjigju siç mendon, ti je eksperi për sa I përket fëmijës suaj. Vëtëm zëri juaj fal qetësi.
Shenjat e bebit
Tashmë do keni mësuar kur bebi ju ‘’thot’’ po më pëlqen kjo apo jo, apo dhe ndihmë. Disa nga këto shënja përfshijnë:
“Jam I interesuar” tregohet përmes: parjes në sy, lëvizje të vogla mes duarve dhe këmbëve, afrimi pranë teje, kthimi I kokës drejtë jush, buzëqeshja, pasthirma, shprheje të lumtura të fytyrës.
“Kam nevojë për pushim”: kthimi I kokës larg prej jush, grindja, qarja, kola, kthimi I kurrizit, largimi, skuqja e fytyrës, marrje e frymës shpetë, lemza, hapja e gojës, vrenjta e fytyrës.
Bebet janë unike prandaj bebi juaj mund t’ju jap dhe shënja të tjera. Është me rëndësi ti kushtoni vemendje për ti mësuar këto shënja në mënyrë që ti respektoni ato.
Zhvillimi gjuhësor
Këtë muaj bebi po bën hapa të rëndësishëm me gjuhën. Ai po dëgjon në mënyrë aktive cfarë po I thua dhe po studion levizjen e gojës dhe gjuhës. Do të fillojë të bëjë zhurma të ndryshme zakonisht me zanore. Do dëgjoj veten dhe do praktikojë sërish. Vazhdo ti flisni duke përsëritur zhurmat që bebi bën me rradh. Leri kohë bebit të ‘’përgjigjet’’. Ndiq sytë e ti kur po sheh dicka ai mund të jetë duke biseduar me një ‘’objekt’’ apo person. Çfarë do të jetë vemendja që I kushtoni është e rëndesishme.
Vet-qetësimi
Bebet pëlqejn të thithin qoftë biberoni, batania, gishti babit, gishti tyre apo lodra dhe është një aftësi tepër e rëndësishme e vetë-qetësimit.
Kur bebi bëhet I grindur apo I lodhur ne kemi dëgjuar strategji nga prindër qe e ndihmojnë bebin duke I vendosur gishtin e bebit në gojë apo ofrimi I biberonit. Mbajtja në krahë ngrohtë I kujton bebit kohët e mira në shtëpine e tij për 9 muaj dhe e qetëson.
Humori dhe Sjellja
Deri tani duhet të keni parë disa humore e sjellje të bebeit tuaj. Këto janë normale dhe ndihmojnë bebit t’ia dal gjatë ditës. Mos harro që bebet kanë nevojë të proçesojnë këto humore në fazat e tyre. I njëjti beb mund të tregoj humor të ndryshëm në varësi të faktorëve si gjumi, ushqimi e shumë të tjera.
Ja gjashtë gjëndje që duhet të dini:
- Gjumi I qetë ndodh kur sytë e bebit janë të mbyllur dhe s’ka levizje. Kjo është koha jote për të dremitur pak.
- Gjumi aktiv është kur sytë e bebit janë të mbyllur po lëvizin. Mund të kesh parë buzëqeshje, vrentje etj.
- Përgjumësh është kur sytë janë pjesëristh të hapur por trupi është tepër I ngadhët.
- Qarja ska nevojë për shpjegim.
- Aktiv është përiudha aktivitetit që përfshin vokalizim, pasthirma, dhe grindje. Pas saj vjen gjumi.
- Zgjuar por I qetë është koha kur bebi është I qetë , sy te hapur por po vezhgon botën që e rrethon.
Shikimi
Shpesh pas muajit të dytë bebi ka dëshirë të qëndrojë në pozicion ku shikon përtej, tashmë mund të shoh disa hapa larg vetes dhe është I mrekulluar me pamjet si uji, kafshët, fëmijët dhe sigurishte familjarët. Vendose bebin në një relaks ku mund të shoh në mënyrë të sigurt.
Muaji 3
Shumë besojnë se fundi I muajit të trëtë është një hap I madh për prindërit dhe bebin. Tashmë bebi juaj ju ka zhvilluar një rutinë për gjumin, ushqimin dhe lojën. Ajo tashmë ka shënja të qarta dhe ju keni filluar të kuptoni pak pëlqimet, dhe mospëlqimet e saj.
Fuqizimi
Mund të keni vënë re se bebi po mban mirë kokën vet. Kur është shtrirë barkasi mund të ngrihet deri më 45 grade. Kur luani, vendoseni bebin në pozicione të ndryshme-duke I ofruar mbështetje ulur, pas kurrizit tënd, barkazi apo në kurriz. Të gjitha këto e ndihmojnë të fuqizojë muskujt.
Duart!
A i ka zbuluar bebi juaj duart? Ato levizin, mund të shihen lehtësisht, kanë gishta qesharak dhe mund të futen në gojë. Bebi do të fillojë të luaj me këto ‘’lodra’’ të reja duke I levizur, tundur gishtat, thithja e tyre dhe vëzhgimi me imtësi.
Duke I sjell duart në mes dhe duke I bashkuar është një zbulim I radhës. Së shpejti, bebi do të kuptojë se duart mund të përdoren si mjete. Ajo do të fillojë të prek objekte interesante, ti mbash objektet si lodra në duart e saj. Ajo mund të kuptojë së zhurma vjen nga veprimi I saj. Tashme filloi kuptimi I shkak pasojës.
Vendoseni bebin përpara pasqyrës. Disa bebe vëzhgojnë me vemendje veten ndërkohë që të tjerë lëshojnë pasthirma dhe qeshin. Pasqyra të pathyeshme janë lodra të mira për bebin, gjatë kësaj kohe tregoji syrin, hundën, dorën.
Rikthimi në punë-Tranzicioni
Komunikimi i qartë me përsonin apo qëndrën që do kujdeset për bebin tuaj kur të riktheheni në punë është esencial. Ti je eksperti i bebit tënd. Tregoji për rutinën dhe oraret pasi duhen respektur që bebi të jetë mirë. Kur bebi e di çdo ndodh ndihet më e sigurt. Kjo siguri i fal vetbesim për të eksploruar botën.
Shkruaj në një letër orarin e bebit duke përfshirë dhe ushqimin. Shpjegoni pjesë të pritshme që ndodhin si p.sh a ka një këngë të preferuar që dëgjon përpara se të flej? A ka ndonjë metodë të preferuar si do të mbahet? Sa herë duhet të gromsijë pas ushqimit që të ndihet mirë?
Disa bebe këtë tranzicion e përballojnë lehtë ndërkohë të tjerë duan pak kohë. Ndonjëherë është më tepër e veshtirë për prindin se për fëmijën. Është e vështirë të lësh bebin por mos harro që ata e ndjejnë stresin tuaj.
- Të thënit mirupafshim është tepër e rëndësishme por bëje të thjesht. Shpjegoi bebit se ti po largohesh dhe x do kujdeset për te derisa të rikthehesh. Edhe nëse bebi është duke luajtur gjithmonë thuaj mirupafshim, mund të grindet por do qetësohet lehtësisht.
- Në këtë moshë bebet fillojnë të njohin fytyra dhe objektet speciale. Disa kanë një lodër të preferuar nëse bebi ka filluar të ketë coje këtë lodër me të.
Muaji 4
Truri i bebit po zhvillohet
Falë teknologjisë modern ne I njohim zhvillimet mendore që bebi do kalojë përpara se të ndodhin. Studimet kanë konfirmuar atë që çdo prind e di instiktivisht: eksperiencat e hershme janë kritike për formimin e mendimit dhe mësimit te bebet.
Bebi juaj ka lindur me 100 bilion qeliza truri. Këto qeliza do të lidhen në rrjete me maturimin e trurit. Para ditëlindjes së trete, truri I bebit tuaj do të formoj afro 1000 trilion lidhje. Këto lidhje janë krijuar duke u bazuar në zhvillimin e interesave, zbulimeve dhe kuptimit të botës që e rrethon.
Të kuptojmë zakonet e lojës
Vëzhgo sesi bebi mëson duke të studjuar fytyrën, sytë dhe shprehitë që krijohen kur flasim. Kur bebi godet një lodër në tru ai po ndërton lidhjet. Në të ardhmen këto lidhje do e ndihmojnë të mësojë si të luaj basketboll, zgjidh një problem aritmetik. Vëzhgo sesi femija juaj mëson për të vënë re çfarë aktivitetesh shijon. Nëse bebi pëlqen të qëndrojë shtrirë në kurriz e të godas lodra shtrihu pranë tij e fol për atë që po bën. Nëse do të qëndroj pak më ulur ndihmoje të qëndrojë dhe shpjegoji çpo shikon. Duke I mbështur interest natyrale të bebit po respekton zhvillimin unik individual.
Të lexoni bashkë
Nuk është kurrë herët për ti filluar ti lexoni bebit tuaj. Fillo me libra me faqe të trasha që kanë histori të shkurta e të lehta. Bebi do e shijoj duke prekur fletët apo të perpiqet të kthej faqen, të shoh sesi lexoni e madje ta provoj librin në gojë.
Mund t’ju duket i painteresuar për historinë por edhe pak sekonda lexim lenë një përshtypje të mirë. Zëri juaj i butë sidomos dhe tekstet me rrime, mbajtja në prep është një eksperience e mirë për bebin.
Përpara se ta kuptosh bebi do të interesohet në zërin që ju bëni dhe objektet që përfaqëson. S’do kaloj shumë kohë kur ta marrë vetë librin t’ja u jap në dorë për ta lexuar dhe të praktikojë disa tinguj…
Bëji masazh
Prekja është një mënyrë tjetër për të mbështetur zhvimin e bebit ndërkohë që formoni një marrëdhenie të mirë. Ledhatimi I kokës së bebit sapo fle gjumë lëshon hormone të rëndëshime në rritjen e tij. Studimet kanë treguar se bebet qe I kanë bërë masazh marrin peshë më shpejtë dhe kanë përiudha më të gjata gjumi.
Lëvizjet motorike
Edhe përse ka kohë derisa bebi të mësoj të rotullohet shtrirë rreth kësaj kohe disa arrijnë të kthehen. Studimet tregojnë se bebet kthehen më vonë sepse ne I vendosim të shtrirë në kurriz natën, siç duhet bërë gjithnjë! Por është e rëndësisshme që kur është zgjuar të qëndrojë sa më shumë barkazi.
Herën e parë që bebi do të rrotullohet është zakonisht nga barku në kurriz. Mund ti tremb pak dhe disa bebe do tentojnë të rikthen, të tjerë jo ka kohë për këtë. Ju mund ta inkurajoni bebin duke e vendosur në barkë dhe ti afroni një lodër pak larg, dhe bebi duke tentuar ta kap mund të kthehet.
Fillimi i daljes së dhëmbëve
Dhëmbët e para të bebeit nuk dalin edhe për disa muaj por ka dhe disa bebe që ju dalin dhembët që 3-4 muajsh. Trashëgimia është një faktor I rëndësishëm, prandaj intresohu për historikun e familjes duke I pyetur. Disa bebe kanë acarim të mishit të dhëmbëve për disa javë përpara se të dalë dhëmbi ndërkohë që të tjere thjesh I dalin pa shqetësimi.
Shënja të daljes së dhëmbëve janë:
- Jargë
- Acarim I fytyrës nga jargët
- Futja e lodrës në gojë
- Acarim (shpesh herë tregohet natën)
- Tërheqja e veshit
- Dalje bark jashtë
Zhvillim i vazhdueshëm
Kini parasysh që bebet janë unik. Nëse I arrin me parë apo më vonë zhvillimet bebi ka kohën e vet për të ndjekur, mos u shqetëso.
Muaji 5
Zhurmat
Bebi ka zbuluar shumë zhurma që mund të bëje me gjuhë e buzë. Ju mund të shikoni gëzimin e saj kur I bën këto zhvurma edhe kur ha e pi. Këto zhurma mund t’ju bejnë për të qeshur por është mënyra sesi bebi komunikon. Ajo po eksploron zhurmat që mund të krijojë dhe do I dëgjoni shumë shpesh. Ajo po praktikon!
Humori
Një zhurmë tjetër e bukur që do dëgjoni është e qeshura e parë e bebit tuaj. Pa e ditur, ju mund të bëni një veprim që fëmijës I duket qesharak dhe të shkaktojë të qeshurën.
Zhvillimi fizik
Rreth kësaj kohe, shumë bebe preferojnë të qëndrojnë në pozicionin ulur, sepse kanë avantazh për të parë trupin e tyre dhe gjithcka interesantë që ndodh rreth tyre. Mund të ketë pak shtylle kurrizore jo të drejtë ose mund të përdor duart për mbështetje. Mos u shqetëso po forcohet dita ditës. Me raste mund ta drejtojë ose të largojë duart për të kapur një lodër. Por sigurohu që rrethohet nga jastëk sepse do bie disa herë. Bebit i duket arritja më e madhe të mund të ulët njësoj si ju. Tani ajo është gati për tu ulur në karrigen e saj të kuzhinës (karrigja e saj ka rripa sigurimi për të qënë sa më e sigurt) për vaktet e ushqimit. Kjo është një arritje e madhe që e ben bebin të ndihet pjese e familjes.
Nëse fëmija juaj pëlqën te qëndroj ulur në këtë karrige është koha për ti ofruar biberonin sippy të cilen e mban vet. Ky duhet të jetë i vogël dhe i kapshëm lehtësisht duke përdorur dy duar. Në fillim lëngu do të derdhet gjithandej përvec gojës. Dhe loja e preferuar do jetë si të hedh gotën nga karrigia por hapa të vegjel.
Fillimi i ushqimit për bebe
Nga 4-6 muaj shumë prindër fillojnë të eksperimentojne me ushqimin për bebe. Pediatrët janë dakord se deri 9 muaj bebi i merr të gjitha vlerat ushqimore nga qumshti i gjirit apo formula. Është e rëndësishme të kuptoni që nuk ka kohë kalendarike për të filluar ushqimet e bebit. Disa bebe jane të lumtur vetëm me qumshtin dhe nuk tregojnë interes derisa të kalojnë 6 muaj. Por rreth kësaj kohe disa bebe fillojnë të tregojnë kuriozitet kur shohin prindrit teksa hanë dhe duan ta provojnë.
Ka disa shënja specifike që tregojnë se bebi është gati për tu prezantuar me ushqimin. Së pari a është e interesuar? Disa bebe do shohin ushqimin tuaj, tentojnë të kapin pjatën, do marrin ushqimin në dorë do e studiojnë dhe do tentojnë ta fusin në goje. Kjo tregon interes apo jo?
Shënja anatomike janë:
- Bebi duhet të ketë kontroll të mirë të kokës. Nëse jo, prit përpara se ti ofrosh ushqimin.
- Mund të dallosh refleksin e gjuhës që e largon ushqimin jashtë, ky refleks e ka mbrojtur bebin nga mbytja dhe largohet nga mosha 4-6 muajsh.
- Bebet duhet të mësojnë aftësin e të shtyrit ushqimin brënda në gojë që të mund ta kapërdinë
- Buza e poshtme e bebit duhet të ketë kordinimin për ta tërhequr ushqimin nga luga e bebit.
- Zorra duhet të jëtë e maturuar për të përballur ushqimin.
Ju mund të jeni kuroz nëse bebi është gati. Ka disa ushqime që sugjerohen si prova të mira të para. Disa e fillojne me muhalebi, oriz të kombinuar me qumesht gjiri apo formulë. Të tjerë me banane të shtypur, kungull, patate e ëmbël, mollë, dardhe apo karrota të gjitha të shtypura të bëra pure. Vëzhgo reagimin e bebit ndaj këtyre ushqimeve. Nëse e nxjerr me gjuhë kjo tregon se nuk është gati. Mos u shqetëso ki durim.
Pjesë e eksperiencës së provuarit ushqim të ri është dhe luajtja me ushqimin. Kjo përfshin përdorimin e gishtave dhe gjithë dorës për të ndjerë ushqimin dhe të vendosurit vetë në gojë. Sa do tolerosh këtë eksplorim është në dorën tënde por është e rëndësishmë për të kuptuar që është pjesë normale e zhvillimit dhe ndihmon në mësimin e të ngrënit vetë.
Këshilla jonë : Vendosini një përparse të madhe dhe lerë të eksploroj ! Me pas një dush.
Muaji 6
Marrja, tundja, mbajtja
Është e lehtë për të kuptuar lëvizjet e mëdha të bebit kur ulet, rotullohet apo ngre duart për tu marrë në krahë. Ka dhe lëvizje të vogla për ti vëzhguar gjithashtu. Ai po mëson të përdor gishtat, bashke dhe veç. Ai ka mësuar se mund ti përdorë për të shtyrë, mbajtur e tundur objekte apo të sjellë përpara gojës lodra interesante. Tani vëzhdo se si do kuptoj për ti marrë lodrat e vogla.
Shikimi është përmirësuar dhe kthjelluar sa mund të shoh një farë në tokë. Ai mund të jetë duke tendtuar të përdorë gishtin e madh dhe të dytë për të ‘’pickuar’’ apo marrë lodra të foga. Shumica e bebeve e perfeksionojnë këtë pas disa muajsh. Kjo kërkon vigjilenc maksimale pasi mund të marrë objekte të vogla dhe është koha për tu kujdesur cfarë e rrethon.
Ndërkohë që ka perfeksionuar sit i mbaj objektet po mëson sit i lëshoj. Ndoshta e ke parë bebin tek transferon një objekt. Disa bebe janë më të interesuar për lëvije më të mëdha. Cdo bebe është unik!
Fjalët e para në gjuhën e tyre
Shumë bebe fillojën të flasin me gjuhën e tyrë rreth muajit të gjashtë. Mund të dëgjoni të shumpriturën ‘’mama’’ ‘’baba’’. Bebi zakonisht thotë ‘’babab’’ në fillim, kjo nuk ka lidhje me ndonjë preference por me lehtësine e gërmave. Shumë prindër pyesin nëse bebi thjesht bën zhurma apo po thërret prindërit. Ai nuk mund të bëj lidhjen mes fjales dhe personit por ju vazhdoni t’ju përgjigjeni. Së shpejti do thërës për ju!
Të drekosh me bebin
Nëse bebi është ulur në karrigen për fëmijë është koha e duhur për të dal me të dhe për një drake jashtë. Ështe tejet e rëndësishme për tu përgatitur përapa se të shkoni në një restorant. Ja disa nga këshillat tona:
- Zgjidh një restorant që ka vende ose keni rezervuar (nuk duhet të detyroheni të prisni)
- Sigurohuni që ka karrige për bebe
- Ik shpejt , dreka/darka të vona nuk shkojnë mirë me bebin
- Zgjidh një vend me pamje ose jashtë.
- Njerëzit apo makinat janë një shpërqëndrim i mirë për bebin, ose shatërvani.
- Nëse bebi ka filluar ushqimin për bebe merr dicka me vete.
- Mos harro që bebi do të marrë objekte në dorë, kështu që kujdes pjatat, pirunjt e thikat, kripën.
- Lë bakshish sidomos nëse bebi është sjell pak keq.
Shenja të alergjisë së ushqimit
Këtë muaj ju mund të jeni duke ofruar ushqime të parat. Kujdes njihuni me historikun e familjes mbi alergjitë në mënyrë që te jeni vigjilent për shënjat e par ate bebi. Shenja të alergjisë janë: hund të zëna, sy që lotojnë apo kruhen, pucra apo bark kur del jashtë.
Disa ushqime që mund të shkaktojnë alergji: patatja e ëmbël, orizi, kungulli, manaferra, bulmet, e bardha e vezës.