Lidhu me ne

Mix

9 ushqime që largojnë ndjesinë e të vjellave

Për shkak të ankthit, stresit, ndonjë virusi apo shqetësime nga stomaku dhe keni ndjesinë e të përzierave, deri në të vjella, gjëja e fundit që ju vjen në mendje është të hani. Por në fakt ka disa ushqime, si fruta, perime e deri te biskota me kripë që parandalojnë të vjellat. Ndaj është mirë të merrni këto ushqimeve që përmirësojnë simptomat e shqetësimit deri në zgjidhjen totale të tij.

Xhenxhefil –Kapsulat e xhenxhefilit në pluhur janë efektive në uljen e simptomave. Edhe ushqimet me bazë xhenxhefil ose pijet janë të mira: të tilla si çaji i ëmbëlsirave, biskota ose karamele.

Mente-Vetëm aroma freskuese mund të jetë e mjaftueshme për t’i bërë njerëzit të ndihen më mirë, por në të vërtetë duke përtypur mente të freskët ose duke pirë një filxhan çaji mente konsiderohet një ilaç efektiv për të përzierat.

Biskota me kripë –Produktet ushqimore me niseshte, sikurse janë biskotat me kripë dhe buka, ndihmojnë në përthithjen e acidit gastrik dhe stabilizojnë stomakun.

Uji –Konsumimi i disa gllënjkave deri në një gotë ujë natyral ndihmojnë në ruajtjen e formave, hidratimin dhe evitimin e dhembjeve të kokës, që shpesh vijnë për shkak të të vjellave. Por fillimisht ujin duhet ta pimë pak e nga pak.

Arra –Mungesa e proteinave mund të shkaktojë përkeqësim më të keq, prandaj është mirë të kërkoni ushqime të pasura me proteina, por të lehta për t’u ngrënë dhe për të tretur sikurse janë arrat. Përzierja nga shtatzënia u përgjigjet mirë proteinave dhe yndyrave të mira që gjenden në arra. Por jo nëse është për shkak të një virusi të zorrëve.

Supë perimesh –Supë klasike pule mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë kur jeni ftohur por është shumë e rëndë nëse ju keni të vjella. Supë e bërë vetëm me perime, nga ana tjetër, mund të jetë zgjidhja më e mirë, sepse është e lehtë për t’u përgatitur dhe me atë sasi të vogël të natriumit mund të ndihmojnë gjithashtu në hidratim.

Banane-Nëse e përzierja shoqërohet me dehidrim ju mund të zgjidhni një copë banane të vogël. Bananet ju ndihmojnë në rikthimin e kaliumit, shpesh i varfëruar nga viruset gastrointestinale dhe gjithashtu bakteret në rastin e diarresë.

Pijet sportive –Pjesa më e madhe e pijeve sportive përmbajnë elektrolite të natriumit dhe kaliumit. Konsumimi i disa pijeve sportive mund të ndihmojnë në hidratimin dhe ringritjen e elektroliteve të humbura nga të vjellat.

Mollët –Fibrat ngadalësojnë tretjen, kështu që është e mundur që, duke ndihmuar kalimin e ushqimit nga zorrët, të përmirësohet ndjenja e përzierjes. Por kini kujdes: për të njëjtën arsye fibrat gjithashtu mund të veprojë në mënyrën e kundërt. Më mirë provoni një copë molle, (qoftë edhe lëng molle) apo me perime të gjalla.

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix3 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix3 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar3 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix4 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix4 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix4 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix4 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook