Lidhu me ne

Mix

Çfarë të hamë pas vjelljes ? Si të trajtoni të vjellat në kushte shtëpie

Fëmija juaj është me të vjella, dhe ju doni ta ndihmoni atë shpejt. Për fat të mirë, periudhat e shkurtra të vjellash tek fëmijët nuk janë zakonisht të dëmshme, dhe ato kalojnë shpejt. Shkaqet e përbashkëta janë viruset e stomakut dhe ndonjëherë helmimi me ushqim. Konsultohuni me mjekun tuaj nëse fëmija juaj është më pak se 12 javësh, nëse sëmundja zgjat, ose nëse jeni e shqetësuar për simptomat.

Shenjat e dehidrimit

Një nga gjërat më të mira që ju mund të bëni është ta dehidratoheni fëmijën. Fëmijët  humbasin lëngjet më shpejt se sa të rriturit. Shikoni fëmijën tuaj për simptomat e dehitratimit: Është i këputur e i lodhur, goja e thatë, më pak lot kur qan, lëkura e ftohtë, nuk urinon shpesh dhe normal, dhe kur shkon, bën urinë që është e verdhë e errët.

Trajtimi i dehidratimit

Për të parandaluar dhe lehtësuar dehidratimin, do të përpiqeni ti jepni për të pirë. Edhe në qoftë se vazhdojnë të vjellat, trupi përthith diçka nga ajo që ai pi. Provoni ujë, pije te lehta ose zgjidhja më e mirë për hidtratim janë serumet nga goja…trisoli…për fëmijë e gjeni dhe me shije frutash të ndryshme. Pasi fëmija vjell, të filloni me një sasi të vogël: një lugë çdo disa minuta. Me kalimin e kohës, i jepni më shumë nëse është në gjendje ta mbajë atë në stomak. Sigurohuni që urinon rregullisht.

Limon soda?

Për shumë vite, prindërit e përdornin limonin, sodën, dhe xhenxhefilin për të ndihmuar fëmijët të zëvendësojnë lëngjet, dhe shumë mjekë i rekomandojnë ende këto. Por, hulumtimet shkencore tregojnë se zgjidhjet me rihidratim me trisol nga goja janë më të mira për fëmijët. Këto pije ofrojnë sasi e duhur të sheqert dhe kripës. Një alternativë mund të jetë një pije sportive që përzihet me një sasi të barabartë uji.

Ushqimi të lëngshme

Vetëm disa orë pasi fëmija juaj ka pasur të vjellën e fundit, ju mund të filloni një dietë të lëngshme të qartë përveç ujit, trisolit apo lëngjeve të tjera. Zgjidhni ato që  janë më të lehta për tu tretur, por që ofrojnë energji për fëmijën tuaj. Mendoni një supë të lehtë, lëng boronice, lëng molle. Ndonjë pelte,etj.

Medikamentet

Vjellja tek fëmijët zakonisht ikën pas disa orësh ose ditësh. Është e mirë për të pritur para se të vrapojmë tek mjekimi. Medikamentet kundër vjelljeje, pra që i ndalojnë ato, nuk janë të rekomanduara për fëmijët. Këto ilaçe nuk do të ndihmojnë në qoftë se një virus është shkaku – dhe zakonisht është një virus. Megjithatë, nëse të vjellat janë të rënda e zgjasin mjekët mund të përshkruajnë diçka.

Xhixher

KJo bimë është përdorur për mijëra vjet për të reduktuar dhimbjet dhe sëmundjet e stomakut. Hulumtuesit besojnë se kimikatet në bimën e xhenxhefilit ndikojnë  në stomak dhe zorrë, si dhe në tru, në sistemit nervor për të kontrolluar të përzierat. Ndërsa kjo nuk është provuar shkencërisht për të ndaluar të përzierat dhe të vjellat tek fëmijët, ajo mund të ketë vlerë shtesë. Është e sigurt për fëmijët mbi 2 vjeç dhe pyesni pediatrin tuaj se si ta provoni.

Masazhi (Acupressure )

Kjo teknikë ka ndihmuar disa me të vjellat. Kjo do të thotë të ushtrosh presion në një pjesë të trupit për të sjellëndryshime diku tjetër në trup. Është e ngjashme me metodën e lashtë kineze të akupunkturës. Në përpjekje për të shuar të përzierat e fëmijës në këtë mënyrë, të përdorni një forcë jo të madhe me gishtat tuaj duke ushtruar presion në brendësi të dorës së tij me një masazh që nis nga pëllëmba (shihni foto).

Kur të telefononi doktorin

Është koha për të kërkuar ndihmë mjekësore për një fëmijë, nëse ai:

është nën 12 javësh dhe vjell më shumë se një herë

  • kur tregon shenja të dehidrimit, ose dyshoni se ka ngrënë ose ka pirë helm
  • është shumë i lodhur; ose ka një temperaturë të lartë, dhimbje koke, skuqje të lëkurës, qafë të ngrirë, apo dhimbje stomaku
  • ka gjak në të vjella, ose ju mendoni se ai mund të ketë apendisitin

MË TEPËR

Aktualitet7 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore7 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix5 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix5 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Facebook