Lidhu me ne

Mix

Vëmendje! Ja çfarë tregon era e keqe e gojës në mëngjes për shëndetin tonë

A keni menduar ndonjëherë pse fryma juaj mban erë të rëndë  pas një nate gjumë? Sigurisht, ju keni qëndruar  vetëm 8 orë pa larë dhëmbët, por, këtë e bëni edhe gjatë ditës!

Këtu është arsyeja pse: Kur flini, goja juaj thahet. Dhe kur goja juaj thahet, bakteret që prodhojnë erë të rëndë  shumohen. “Kur flini, rrjedhja normale e pështymës zvogëlohet,” shpjegon Dr. Cram. “Kjo është arsyeja pse fryma juaj mund të mos jetë e freskët në mëngjes.”

Nëse merrni  frymë gojë ose gërhisni natën, ka më shumë të ngjarë të keni frymë të keqe në mëngjes, në krahasim me ata që marrin frymë me hundë. Në të dyja këto situata, goja juaj është edhe më e prirur të thahet, duke rritur kështu mundësinë e shumimit të baktereve të këqija (sepse në fund të fundit është pështyma ajo që neutralizon bakteret)

Shkaqet e tjera të frëmës së rëndë:

Disa ilaçe mund të bëjnë që goja juaj të thahet brenda natës, prandaj përkeqëson halitozën (gjendja e erës së gojës) .

Alergjitë, gjithashtu mund të përkeqësojnë gjendjen. Mukoza që vesh pjesën e fytit tuaj bëhet një vatër shumimi  për bakteret. Nëse kjo zonë infektohet (për shembull kur jemi me grykët) fryma mban një erë të rëndë karakteristike.

Gjithashtu, duhanpirësit mund të kenë frymë të keqe në mëngjes. Pirja e duhanit jo vetëm që mund të thajë gojën, por gjithashtu mund të rrisë temperaturën e gojës tuaj, duke e bërë kështu atë një vatër shumuese për bakteret që shkaktojnë  frymë  të keqe.

Bakteret që shkaktojnë erë grumbullohen në gjuhën tuaj e  midis dhëmbëve tuaj, prandaj sigurohuni t’i lani mirë dhëmbët në mëngjes. Sigurohuni që ta bëni këtë të paktën 2 minuta, dhe jo 35-40 sekondat si  shumë njerëz.

Gjithashtu, pasi të keni larë dhëmbët, lajeni edhe gjuhën tuaj. “85% e frymës së keqe vjen nga gjuha”, sipas dentistit të Nju Jorkut Irëin Smigel, DDS, presidenti dhe themeluesi i Shoqatës Amerikane për Estetikën Dentare.

Vetëm furça  nuk do të largojë grimcat e ushqimit që mund të mbeten midis mishrave të dhëmbëve. Përdorimi i fillit dentar është po aq i rëndësishëm sa larja!

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

3 ushqimet më të mira që duhet t’i hani në mëngjes

Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të...

Mix4 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix4 orë më herët

Doni fëmijë të zgjuar? 8 mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri  lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një...

Mix4 orë më herët

Diabetikët, ushqimet më të mira për rënien nga pesha

Për njerëzit që vuajnë nga diabeti, mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme është e një rëndësie të madhe. Pesha e...

Mix4 orë më herët

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes dhe kujdesi që duhet të tregoni

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush...

Mix10 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske10 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix11 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix11 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix11 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Facebook