Aktualitet
Lirohet zyrtari me trëndafil
Pas rikthimit në detyrë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki çako, Gjykata e Apelit ka liruar dy punonjësit e Policisë, Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj të akuzuar se kanë përdorur në mënyrë të paligjshme pajisjen përgjuese ‘IMSI Cathcer’. Gjykata vendosi sot të shfuqizojë masën e arrestit në shtëpi, duke u dhënë mundësi atyre që të kthehen në punë.
Artion Duka, në cilësinë e Drejtorit të Forcave Operacionale akuzohej se nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit. Fakti që mjeti, së bashku me pajisjen “IMSI Catcher” ka lëvizur në të paktën dy herë nga një specialist shqiptar, është një prej arsyeve që sipas Prokurorisë ngarkon me përgjegjësi titullarin e Forcës.
Duka kishte marrë përsipër me përgjegjësinë e tij se gjatë veprimtarisë së përdorimit të aparatit IMSI CATCHER nuk është kryer asnjë veprim i jashtëligjshëm edhe pse Prokuroria ka dyshime të arsyeshme se kjo gjë nuk është e vërtetë. Ndërsa Ention Xhelilaj, me funksion Specialist pranë Forcës Operacionale, sipas organit të akuzës ka kryer veprime të paautorizuara, siç është përdorimi i mjetit me pajisjen “IMSI Catcher” pa asnjë urdhër me shkrim.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu