Lidhu me ne

Kryesore

Berisha paralajmëron rikthimin në seli: PD do bashkohet, Basha ‘plaçkë’ tregu në fletushkën e Alibeajt

Berisha paralajmëron rikthimin në seli: PD do bashkohet, Basha

Kanë nisur të intensifikohen lëvizjet në kampin tjetër të PD pas vendimit të Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si kryetar i PD një ditë më parë.

Ish kryeministri Sali Berisha po bëhet gati për t’u rikthyer në selinë blu, vendim që e bëri të ditur për mediat pas mbledhjes së Grupit të Rithemelimit këtë mbrëmje.  

Selia është e PD. Jemi në proces të vendimeve që do merren dhe PD do bashkohet , do shndërrohet në një forcë politike që nuk e ka patur më të fortë Shqipëria ndonjëherë”, tha Berisha kur u pyet nëse ka ardhur koha për t’u kthyer në seli.

Berisha komentoi edhe qëndrimin e Grupit Parlamentar të PD, i lexuar nga kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, ku u ka bëri thirrje deputetëve të Komisionit të Rithemelimit, që pas Bashës, të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e Sali Berishës.

Ka vetëm një grup parlamentar i PD. Cdo deputet është i thirrur të ketë realitetin parasysh se nuk ka dy grupe parlamentare të PD. Nuk është se disa qëndrime absurde të Bashës nuk krijuan anomali në grupin e PD. Më imediate për deputetët është të normalizojnë jetën e grupit parlamentar. Kam dijeni se po punohet me intensitet në këtë drejtim dhe kjo do realizohet.

Sa i përket fletushkës që lexoi Alibeaj them se në atë fletushkë Bashën e shndërronte në plaçke tregu por kjo nuk është normale”, tha Berisha, duke shtuar se “Jemi të vendosur të punojmë për bashkimin e PD me ata që besojnë se votat e lirë e anëtarëve të saj duhet të bashkojë demokratët dhe u them se ka një mirëkupim të gjerë në këtë drejtim”.

MË TEPËR

Aktualitet46 minuta më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar2 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Mix2 orë më herët

Qytetet më romantike në botë që duhet t’i vizitoni patjetër!

Një indeks i ri global ka zbuluar qytetet më romantike në planet, duke renditur destinacionet sipas përshtatshmërisë për çiftet. Studimi...

Mix2 orë më herët

Truku i thjeshtë që e bëri Tim Ferriss një ikonë globale dhe mund ta bësh edhe ti

Para se të bëhej një nga emrat më të njohur në botën e zhvillimit personal dhe produktivitetit, Tim Ferriss ishte...

Kryesore3 orë më herët

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë...

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Facebook