Lidhu me ne

Radar

Alibeaj në krye të PD-së, Flamur Noka: Qesharake dhe ulëritëse, ushtar i Sorosit bashkë me Bashën


Deputeti i ‘Foltores’ Flamur Noka është kundër vendimit për komandimin e Enkelejd Alibeajt si kryetari i përkohshëm të PD-së, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga ky post.

Në një intervistë për “Ora News”, Noka është shprehur se kjo është qesharake, pasi sipas tij Alibeaj nuk ka asnjë funksion në këtë parti, duke kujtuar se është shkarkuar në Kuvendin e dhjetorit 2021.

Ndërsa komentonte emërimin e Alibajt, Noka e quajti atë dhe Bashën ushtar të miliarderit liberal amerikan, George Sorosit.

“Kjo gjë është sa qesharake aq edhe ulëritëse. Pse? Ku ekziston kjo, që ish-sekretari i përgjithshëm i shkarkuar, komandoka ish-nënkryetarin e shkarkuar. Por këto janë të gjitha meskinitete ekstreme në kurriz të demokratëve. Pse?

Që nga data 11 dhjetor, Enkelejd Alibeaj, është thjesht deputet i PD, pa asnjë funksion tjetër në parti. Statuti ka të përcaktuar gjithçka, statuti i datës 11 Dhjetor.

E përsëris, që nga data 11, Enkelejd Alibeaj, Gaz Bardhi, Grida Duma, e të tjerë janë shkarkuar. Çfarë është kjo? Është pengmarrje. Kush e bën këtë pengmarrje? Dihet që atë ndërtesë e ka marrë Edi Rama.

Këtu ka shkuar puna shumë thjeshtë. Këta ishin ushtarët e Gorge Soros, njëri ishte në qeveri tjetri në opozitë. Tani shefi i madh në qeveri, është ai që merr peng këtë të voglin në opozitë. Ky i vogli u detyrua të tërhiqet dhe la 5 ushtarë aty. Alibeaj nuk është më as kryetar i grupit parlamentar. Të jemi të qartë. Alibeaj duhet t’i nënshtrohet një votimi në grup, pasi grupi ka një konfigurim tjetër tashmë. Jemi të hapur që në PD, të jenë të gjithë, që nga brava, që nga Enkelejdi, Gazi, Jorida e të gjithë.”- tha Noka.

Kjo deklaratë e tij vjen një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së dhe komandimit të Enkelejd Alibeajt përkohësisht në këtë detyrë.

MË TEPËR

Sport14 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix14 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix14 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix14 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix14 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix14 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix15 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix15 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix15 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix15 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook