Lidhu me ne

Kritike

Lufta në Ukrainë/ Një krahasim i paqëndrueshëm dhe i pandershëm i Lea Ypit

Në një status  më Facebook Enver Robelli replikon me shkrimtaren Lea Ypi për një artilull të kësaj të fundit për The guardian, lidhur me luftën në Ukrainë dhe izolimin e Rusisë.

Lufta në Ukrainë/ Një krahasim i paqëndrueshëm dhe i

Nga Enver Robelli/ Në një shkrim në gazetën britanike “Guardian”, politologia Lea Ypi shkruan: “Jam rritur në një diktaturë paranoide. Izolimi i Rusisë nuk do t’i sjell paqe Europës”.

Krahasimet historike janë përherë delikate. Ky krahasim i Lea Ypit është i paqëndrueshëm dhe i pandershëm, sepse injoron faktet, ndërsa agresionin rus ndaj Ukrainës tenton ta mbështjellë me “citate filozofike” (Kanti, Tolstoi, Charles-Irénée Castel).

Shqipëria ishte diktaturë komuniste dhe regjimi e terrorizonte popullin e tij. Shqipëria komuniste nuk masakronte popuj të tjerë. Rusia po e shkatërron një shtet tjetër, po bombardon qytete dhe po masakron civilë ukrainas. Shqipëria e viteve 70-të apo 80-të nuk i ngjan Rusisë së vitit 2022.

Një përpjekje krejt të çalë për të minimizuar agresionin rus Lea Ypi e bën edhe kur shkruan: “Tolstoi na mëson se edhe në vlugun e një konflikti vrastar duhet të ekzistojë një besim i caktuar në humanizmin e armikut”.
Domethënë: a u dashka që edhe ne tani të besojmë se te Vladimir Putini dhe regjimi i tij fashist ka diçka humane?

Besimi i pakusht dhe jokritik në ideologjinë pseudomarksiste është “udhëzuesi” më i keq për të analizuar agresionin rus ndaj Ukrainës.

Ypi tregohet skeptike ndaj sanksioneve të botës perëndimore ndaj Rusisë. Si alternativë ajo përmend një federatë shtetesh, përfshirë Rusinë, dhe një baraspeshë të fuqive. Por baraspesha e fuqive nuk mund të krijohet mes lirisë dhe jolirisë, pra mes Perëndimit dhe Rusisë. Po të ishte kjo e mundur, mijëra rusë mendjehapur nuk do të iknin nga Rusia. Demokracitë perëndimore mund të kenë shumë defekte, por asnjë demokraci perëndimore nuk helmon kritikë të pushtetit, siç ka bërë regjimi i Putinit, dhe nuk dënon opozitarë siç bën Putini (shembulli i Aleksej Navalnit).

Baraspesha e fuqive mund të krijohet kur shtetet pajtohen për një katalog vlerash. Rusia nuk e përqafon këtë katalog vlerash dhe kjo është e qartë jo vetëm pas fjalimeve të fundit të Putinit, në të cilat gëlon urrejtja e tij ndaj çdo gjëje perëndimore. Në fjalimin e tij luftëshpallës të 24 shkurtit 2022 ai tha se Perëndimi u përpoq t’ia imponojë Rusisë “pseudolverat e tij”. Pseudovlerë, sipas Putinit, është demokracia. Dhe gjithçka që sjell ajo. Shkrimet si ky i Lea Ypit burojnë nga një botë joreale, ku në emër të idealizmit ideologjik nuk merren parasysh faktet.

Lexoni këtu shkrimin e Lea Ypi-t për The Guardian.

MË TEPËR

Sport9 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix9 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix9 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix9 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix9 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix9 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix10 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix10 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix10 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix10 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook