Radar
Dorëheqja e Bashës, Salianji: Shpresoj që akti i sotëm të mos jetë truk
Shpresoj shumë që akti i sotëm të mos jetë një truk
Deputeti Ervin Salianji është dyshues ndaj dorëheqjes së Lulzim Bashës.
Në një prononcim për mediat pas vendimit të Bashës për t’u larguar, Salianji tha se shpresoj që ky akt të mos jetë truk.
“Dorëheqja ishte një akt i mirëpritur por i vonuar. PD të shkojë drejt bashkimit dhe të bëhet konkuruese.
Shpresoj shumë që akti i sotëm të mos jetë një truk, por që PD të mos ripengohet sërish përmes trukeve të ndryshme që mund të na sjellin në të njëjtin përfundim”, u shpreh Salianji.