Kryesore
Foto-“Putini me xhup 11 mijë euro, Rama me pardesy 4 mijë euro”/ Gazetari: Kjo është pabarazi
Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, pasi një ditë më parë doli duke bërë “vëzhguesin” e çmimeve në supermarkete, ndërkohë që mbante veshur një pardesy, me vlerë 4 mijë euro.
Në një postim në rrjetet sociale, Dylgjeri ka publikuar një foto të Ramës, dhe një foto të presidentit rus, Vladimir Putin.
Ky i fundit organizoi një tubim para pak ditësh, ku mbrojti sulmin barbar mbi Ukrainë. Por teksa sulmonte Perëndimin, Putini mbante veshur një xhup Loro Piana, që sipas ekspertëve ka një vlerë nga 11 deri në 12 mijë euro
Ndërkohë, Dylgjeri ironizon Ramën, ndërsa shkruan se “kjo është pabarazi”.
“Kjo është pabarazi!
Putini me xhup 11000 euro,
Rama me pardesy 4000euro.
Pabarazi!”-shkruan Dylgjeri.