Radar
VIDEO/ Ishin duke pritur në radhë në supermarket, momenti kur qytetarët në Kharkiv goditen me predha nga rusët
Këto pamjet që po shihni vijnë nga Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.
Në të shihet momenti, kur dhjetëra njerëz qëndrojnë në radhë në supermarket dhe aty pranë tyre shpërthen një predhë ruse.
Qytetarët reagojnë të alarmuar, por të paktën në pamje, për fat të mirë, nuk shihet se ka persona të lënduar.
Kujtojmë se Kharkiv, ka qenë objektiv i rusëve që prej fillimit të luftës.
Ata kanë kryer dhjetëra sulme ushtarake atje, me synimin për të marrë kontrollin e qytetit, por janë ndeshur me rezistencën e ushtarëve vendas dhe qytetarëve vullnetarë.
#Kharkiv: A #Russian shell explodes next to people who are standing in line at the supermarket. pic.twitter.com/QIZkgV4ZLa
— NEXTA (@nexta_tv) March 21, 2022