Kryesore
Një vit burg pse postoi këtë fotomontazh në Facebook
Një gjykatë në Antalia të Turqisë ka dënuar me një vit burg shtetasin Rifat Çetin për fyerje të figurës së presidentit Reccep Tayyip Erdogan. Çetin u dënua edhe me humbjen e të drejtave prindërore pasi në vitin 2014 postoi në profilin e tij në Facebook një fotomontazh ku Erdogan asociohej me Gollum, personazh i filmit “Zoti i Unazave”. Por Çetin ka deklaruar se do të apelojë pasi në kohën kur ai ka postuar këtë fotomontazh, Erdogan ishte kryeministër. Ndërkohë në Turqi janë kallëzuar 1 800 njerëz, përfshirë karikaturistë dhe ish-Mis Turqia për fyerje të Erdogan. Por kështu edhe një tjetër person, Bilgin Çiftçi, ka të njëjtën akuzë si Çetin.
https://www.theguardian.com/world/2016/jun/23/rifat-cetin-erdogan-gollum…
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu