Radar
Cilit politikan shqiptar i ngjan ish-kryeministri bullgar i arrestuar? Profili i Lutfi Dervishit
...është i ngjashëm me atë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Një ditë më parë, ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, 62 vjeç, u arrestua së bashku me anëtarë të tjerë të partisë së tij pas hetimeve të prokurorisë së BE lidhur me keqpërdorimin e fondeve të ndihmës së BE.
Lidhur me këtë ngjarje që mori vëmendjen e mediave botërore, gazetari Lutfi Dervishi i ka dedikuar një profil në rrjete sociale, për të cilin përmbledhtazi shkruan se në karrierën e tij ka qenë tre herë kryeministër, kryebashkiak i Sofjes, ka abuzuar me fondet e rrugëve, i akuzuar për lidhje me krimin, emëronte gra dhe vajza në kabinet etj…
Pas publikimit, komentuesit kanë reaguar në të njëjtën linjë ironie me Dervishin, duke vënë në pah faktin se profili i Borisov i arrestuar mbrëmë, është i ngjashëm me atë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
“Ish-sportist i viteve 80; kryebashkiak i kryeqyteti; tre herë kryeministër. Mik i amerikanëve dhe i Merkelit.
Enturazhi i tij përbëhet nga persona që përmes firmës dhe ndikimit të tij nxjerrin fitime të majme nga fondet publike. Një pjesë e tyre, me të shkuar kriminale. Ka abuzuar me fondet europiane sidomos ato të rrugëve dhe tuneleve.
I fiksuar që në kabinet të emëronte gra dhe vajza.
Eshtë personi që nënshtroi drejtesinë, mediat dhe gjithçka e bën nga, me dhe për oligarkët që gravitojnë rreth tij.
Ky është profili i ish kryeministrit bullgar që mbrëmë përfundoi në prangat e policisë”, shkruan Dervishi.