Lidhu me ne

Radar

I luten Zotit në faltore, por i përkulen të pushtetshmit në çajtore

I luten Zotit në faltore, por i përkulen të pushtetshmit në

nga Kim Mehmeti

Shpesh më pyesin pse nuk merrem me shqiptarët e Maqedonisë dhe me situatën politike në atë vend, por me ata nëpër trojet tjera shqiptare?

Ndoshta e kam gabim, por kam nisur të besoj se shqiptarët e Maqedonisë kanë me mijëra ‘intelektualë’, por aspak mendim kritik, se ata kanë edhe dhjetëra forca politike, por asnjëra nga ato nuk është parti, e aq më pak opozitare dhe, të gjitha i takojnë të njëjtit ‘bërllok’ – janë klube ‘tenderokrate’!

Është e vërtet se politikanët maqedonas e kanë ‘shpikur’ zhvatjen e shtetit dhe popullit, por këta tanët aq e bastarduan hajninë sa, mbase edhe gabimisht, e bindën palën maqedonase se shqiptarin e Maqedonisë mund ta bësh edhe të parin e shtetit, por ai nuk arrin më larg se të bëhet hajdut.

Pa dyshim se politikanët maqedonas janë ata që të parët e ‘institucionalizuan’ rregullin se e ke për borxh t’ia plotësosh ambiciet karrieriste dashnores, por këta tanët aq e bastarduan të ‘bërit dashuri në zyre’, sa nisën t’i trajtojnë si prostituta thuajse të gjithë motrat e bijat tona që punësohen në administratën shtetërore.

Duke qenë të tillë, disa ministra shqiptarë paturpësisht ankohen për pagat e vogla, duke dashur kështu ta fshehin fitimin e madh, apo ‘guximshëm’ u kanosen mediave që lajmërojnë për mbledhjet e mbyllura qeveritare, e në të cilat fshihet dhe shpërblehet turpi i madh i tyre.

Dhe, çfarë mund të thuash në një shoqëri ku ndotësitë njerëzore janë në shesh, por ku thuajse të gjithë heshtin dhe shtiren se as e shohin as e dëgjojnë turpin që ulëritë.

Në një shoqëri të tillë, nuk duhet t’i pyesësh burrështetasit pse nuk kanë frikë as njerëz as Zot – është naive ta pyesësh të pafytyrin pse nuk ka frikë e turp – por duhet pyetur popullin se vallë aq shumë është varfëruar sa ka mbet pa rojtarë të dinjitetit dhe krenarisë së vet dhe se, vallë aq shumë e ka frikë të pushtetshmin, sa Perëndisë i lutet në faltore, por burrështetasit i përkulet në çajtore.

MË TEPËR

Sport23 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix23 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix23 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix24 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix24 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix24 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook