Mix
Ja cila është mosha ideale për t’ u martuar!
Martesa është një ndër proceset më të vështira në jetën e secilit nga ne pasi gjithçk lidhet me të ardhmen dhe me ndjesinë e çdo personi.
Sipas një studimi të bërë nga Nicholas Wolfinger, sociolog amerikan, mosha më e mirë për t’u martuar është në të 30-tat tuaja.
Rreziku për një divorc të mundshëm fillon e rritet në moshën 20-vjeçare, pasi asnjëri nga të dyja palët nuk është mjaftueshëm i sigurt në hapat që hedh për shkak të moshës së re, transmeton anabel.al
Por, në moshën 30-vjeçare ky rrezik sa vjen e ulet. Gjithsesi, njësoj si në moshën 20-vjeçare, ashtu edhe pas të 40-tave fillon e rritet rrezikshmëria.
Me shumë gjasa, martesat pas të 40-tave bëhen thjesht sepse mendoni se nuk keni më kohë të gjeni dikë tjetër. Gjithashtu mosha ideale për të shmangur sa më shumë divorcet është 35 vjeç.