Temporal
Histori shumë e bukur nga Elmaz Fida
Në një spital psikiatrik në Napoli shkruhet: ” Non ci siamo tutti, non ci sono tutti ” d.m.th nuk jemi të gjithë ( të çmendur ), dhe jo të gjithë ( të çmendurit) janë këtu
Në vitin 1960, në spitalin e sëmundjeve mendore të Bagdadit, për shkak të mungesës së vëmendjes së rojeve, të 243 pacientët marrin arratinë rrugëve.
Ky ishte një problem i madh dhe drejtori i spitalit thirri menjëhere mjekun psikiatër Xhemal Ebul Azm dhe i kërkoi një zgjidhje të shpejtë.
Psikiatri mori një bilbil dhe i kërkoi drejtorit dhe disa psikiatërve të tjerë të radhiteshin pas tij me duart në bel dhe të gjithë të luanin lojën e trenit.
Kështu, mjeku psikiatër i pari në rolin e lokomotivës dhe kolegët e tij pas, në rolin e vagonave, u nisën duke fërshëllyer rrugëve të Bagdadit, me zhurmën e bilbilit që përfaqësonte sirenën e lokomotivës.
Ndodhi pikërisht ajo që kishte parashikuar mjeku psikiatër, të gjithë pacientët iu bashkangjitën lokomotivës, e cila i udhëzoi drejt spitalit.
Drejtori mori frymë i lehtësuar dhe e çmoi shumë gjestin e mjekut psikiatër.Por, problemi u shfaq në mbrëmje, kur i numëruan të gjithë pacientët.
Numri i të arratisurve ishte 243 pacient, ndërkohë që në spital, atë mbrëmje u gjendën 612 pacientë.