Lidhu me ne

Kioske

Shqipëria, facoletë e përdorur !

Koment nga Erjon Saliasi

Të kesh shpresë do të thotë që në atdheun tënd të shikosh nga e shkuara, të vëresh që e tashmja është më e mirë dhe të pandehësh se e ardhmja do jetë edhe më mirë. E në mos qoftë e ardhmja më e mirë të punosh për ta bërë më të mirë. 


Sot, me ardhjen e çdo dite të re, shikimi mbetet nga e shkuara. Kjo, jo se e shkuara ishte më e mirë. Në aq kohë sa mbaj mend unë, cdo kohë ka qenë e keqe. Po pse kjo nostalgji për të shkuarën?


Mbase ka pak Piterpanizëm në k’të mes.

Ju kujtohet ai Piter Pani që mbeti fëmijë besoj. Ja pra, shikimi mbetet nga e shkuara, në kohën kur ishim fëmijë. Aq fëmijë sa nuk krahasonim ditët. Nuk vrisnim mendjen a ka shpresë në të ardhmen. Kishim prindërit, le të mendonin ata. Piteri jetonte në ishullin e kurrkundit me fëmijë të tjerë, jetimë, fëmijë të humbur. S’e vrisnin mendjen për ushqim se mjaft ta imagjinonin dhe u bëhej realitet mbi tryezë. 


Sot, hidhi sytë nga të duash. Nuk ka shpresë.

Dje ishte keq. Sot më keq. Nesër?

Madje sot jemi ne prindërit. Prindërit tanë s’bënë gjë (kush i la të bënin gjë se, ç’e do, ishin të drejtë). Po edhe ne si prindër asgjë s’do bëjmë, edhe ne të drejtë jemi. ndaj s’na lë njeri të punojmë e ta bëjmë atdheun vendshprese.

Ndaj më mirë të bëhemi dhe një herë fëmijë, por jo si Piteri. Të bëhëmi fëmijë e të kërkojmë prindër të tjerë. Ndonjë prind andej nga Evropa, Amerika, jashtë shtetit. Andej do mësojmë të rritemi.

Andej do mësojmë të rrisim edhe fëmijët tanë që të mos bëjnë gabimet tona. 


Shqipërinë t’ua lëmë atyre pak femijeve që i kanë baballarët e fortë, jo si tanët të butë e të drejtë.

T’ua lëmë të rriturve fëmijë që s’vrasin mendjen për të ardhmen, sepse ata mjaft ta imagjinojnë dicka dhe u bëhet e vërtetë. 


Një ditë duke folur me miq në kafe, s’u habita nga fjalët që më dolën nga goja kur thashë që do kishte qenë më mirë t’na kishin pushtuar, italianët për shembull.

S’u habita që ndjenjen e atdhedashurisë e flaka ashtu si facoletë të përdorur./ Podiumi.com

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar17 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix21 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix21 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix22 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet22 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal22 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske22 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore22 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore4 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook