Lidhu me ne

Mix

Të ushqehemi sipas stinës: Ç’ pazare të bëjmë në muajin mars?

Për disa njerëz bërja e pazarit është një art, për të tjerë një mënyrë relaksimi, për disa të tjerë është humbje kohe, gjë që i bën të shpenzojnë shumë dhe t’i mbushin raftet me ushqimet e gabuara. Nëse edhe ju i keni raftet e frigoriferin bosh, ose me produkte që nuk përdoren më, është momenti të mësoni të bëni listën e shpenzimeve.

Rregulli i parë që duhet ndjekur është ai i sezonalitetit. Lista shpesh ndryshon nga muaji në muaj sepse vetë natyra na ofron lëndë të para të përshtatshme për të përballuar stinën që po vjen. Frutat dhe perimet e marsit janë shumë të shijshme: do të lëpijmë buzët.

Gjithashtu marsi është muaji ideal për të transformuar ballkonin në një kopsht të vogël dhe për t’u thënë lamtumirë frutave dhe perimeve që na kanë ndjekur gjithë dimrin, si kungulli i verdhë për shembull, e të mirëpresim të tjerat, disa prej të cilave mund t’i kultivojmë edhe në shtëpi.

Çfarë të mbjellim në ballkon për ta shndërruar atë në një kopsht të vogël?

Duke ricikluar vazo, kavanoza e arka frutash, ju mund të mbillni në to bimë të ndryshme dhe kur të shkoni për pazar, të vendosni në karrocë edhe disa paketa me fara bimësh. Le ta nisim nga  borziloku, rigoni, speci kuq djegës, mentja dhe trumza. Nëse keni një sipërfaqe të vogël toke para shtëpisë suaj private mund të mbillni kungulleshka, domate, speca, patëllxhanë, nenexhik, kastravec, bar blete, etj.

Farat mbillini në një ambient të ngrohtë  ose mbulojini vazot me qese plastmasi. Sigurohuni që kur t’i nxirrni filizat e rinj në ballkon, moti të mos jetë i ftohtë sepse mund t’ju dëmtojë mbjelljet.

Mund të mbillni gjithashtu qepë, karota, luleshtrydhe, sallatë jeshile, bizele, majdanoz, rrepa, rukola e spinaq. Mund të mbillni gjithashtu hudhra, mjafton të merrni thelpinjtë që keni në shtëpi dhe t’i vendosni me drejtim lart nga ana ku mbijnë. Është mirë ta bëni në ditën e pestë para hënës së plotë ose ditën e parë pas hënës së plotë.

Lista e pazareve të marsit: Frutat e stinës

Fruta e marsit fillojnë të na prezantojnë me aromat e para të pasura dhe të parezistueshme të verës. Blini avokado sepse në këtë periudhë janë të stinës. Janë perfekte për tosta, sallata, të pasura me betakaroten e kalium dhe mund të kombinohet me fruta të tjera. Në këtë periudhë kemi edhe lime, frutat aromatike një hibrid mes dy llojeve të limonit. Janë të pasura me vitaminë C, kripëra minerale dhe janë antibakteralë natyralë.

Mos harroni që në shportën e marsit të fusni edhe portokallet e mandarinat e fundit, jo aq të shijshme sa më parë por të dobishme për organizmin falë sasisë së tyre të vitaminave. Gjithashtu mos harroni kivi-t, mollët, dardhët, ananasin dhe qitrot.

Lista e pazareve të marsit: Perimet e stinës

Për sa i përket perimeve, marsi e përmbys komplet listën e shpenzimeve të dimrit, duke sjellë në tryezë gjëra të reja. Spinaqi në mars është i butë, me gjethe të vogla, i përshtatshëm për sallata dhe vakte të shpejta. Është një burim hekuri dhe kalciumi, por edhe vitaminash A dhe C, apo acidi folik, i pamungueshëm për gratë shtatzëna.

Meqë jemi tek sallatat, qepët e njoma të marsit janë perfekte për t’u ngrënë të gjalla. Janë një burim acidi folik, fibrash, vitamine B, e C, antioksidantesh e flavonoidesh.

Në karrocën e blerjeve mundet gjithashtu të fusni sallatën jeshile dhe cikore, karçofë, karota, selino, presh, lakra Brukseli dhe panxharë të kuq.

Blerjet e fundit të marsit ose produktet që mund t’i shijoni edhe pak kohë janë: brokoli, repat, finokët, lulelakra, lakra

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime12 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix13 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix13 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix13 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore14 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar14 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook