Mix
Si të mbani nën kontroll djersitjen e tepërt
Me mbi një milion gjëndra djerse në të gjithë trupin, pse djersitemi më shumë pikërisht poshtë sqetullave? Sepse gjëndrat apokrine, që janë më efektivet në prodhimin e djersës, ndodhen pikërisht aty.
Djersa e prodhuar prej këtyre gjëndrave përmban proteina dhe acide yndyrore, prandaj është më e trashë dhe me ngjyrë.
Në vetvete, djersa nuk ka erë. Përgjegjëse janë bakteret në qime, apo lëkurë, që kur metabolizojnë përbërësit e djersës, prodhojnë atë aromë të pakëndshme. Gjithçka që rrit temperaturën trupore, shërben në të njëjtën kohë si shkak për të lëshuar nga trupi sinjalet se gjëndrat e djersës duhet të fillojnë apo shtojnë prodhimin.
Metoda natyrale për të shmangur djersitjen e tepërt:
Limon,
Para se të flini, ndani një kokërr lime (apo limon në mungesë të tij) përgjysmë dhe fërkoni sqetullat. Më pas lëreni të thahet dhe mbajeni gjatë gjithë natës.
Sodë buke,
Një lugë gjelle sodë buke, mjafton për t’ju siguruar për reduktimin e sasisë së djersës në sqetulla dhe erën e pakëndshme.