Mix
Zbuloni sekretin e lumturisë!
Lumturia është një ndjesi që të gjithë punojnë për të qenë sa më pranë gjetjes së hapësirave të qeta dhe larg stresit.
Sipas ekspertëve ekzistojnë shprehi të ndryshme të mira e të këqija megjithatë, siç duket, personat e lumtur i kanë disa shprehi më të veçanta.
Personat e lumtur i kanë disa shprehi të cilat i praktikojnë para se të flenë dhe duket se kjo kontribuon në lumturinë e tyre.
Më poshtë do të lexoni disa këshilla që ju vijnë në ndihmë për një gjë të tillë.
Shpenzojnë kohë me familjen
Para se të flenë, ata shpenzojnë pak kohë për t’u lidhur më shumë me familjen. Një bisedë e vogël me partneren apo një përrallë për fëmijët janë mënyrë e mahnitshme që një person i lumtur ta përfundojë ditën.
E planifikojnë ditën e nesërme
Të paktën aq mirë sa munden. Ata i bëjnë gati rrobat që do t’i veshin nesër dhe e caktojnë kohën më të përshtatshme për t’u zgjuar nga gjumi.
Shkruajnë
Shpeshherë personat e lumtur vendosin t’i shkruajnë mendimet e tyre para se të flenë. Mendimet që i kemi para gjumit zakonisht janë më të sinqertat dhe këto i harrojmë në mëngjesin e nesërm.
Lexojnë
Studimet shkencore e kanë dëshmuar se leximi para fjetjes sjell përfitime të shumta për shëndetin. Nuk ka lidhje se çfarë libri zgjedhni të lexoni, e rëndësishme është që ta ketë vëmendjen tuaj të plotë.
Mendojnë gjëra të mira
Personat e lumtur kanë mendime të lumtura para se të flenë. Ata nuk bien të flenë me mendime negative.