Lidhu me ne

Radar

Nga Elsa Lila te Liljana Kondakçi dhe Zhusti/ Artistët shqiptarë të dënuar për trafik droge

Nga Elsa Lila te Liljana Kondakçi dhe Zhusti/ Artistët

Këngëtarja Elsa Lila u arrestua sot në Itali si pjesë e një grupi narkotrafikantësh italo-shqiptar. Mësohet se ndaj Lilës është lëshuar një urdhër arresti si e dyshuar në përfshirjen e trafikut të drogës.

Megjithatë, Elsa Lila nuk është e vetmja artiste shqiptare e arrestuar si e përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Liljana Kondakçi

Artistja u arrestua në Selanik të Greqisë, në vitin 2010 për llogari të shtetit italian. Kondakçi ndihmonte në trafikimin e drogës duke iu shpëtuar patrullave të kontrollit, me argumentin se ajo ishte këngëtare.

Këngëtarja shqiptare i pati ‘krisjet’ e para me drejtësinë italiane në vitin 2006 kur u ndalua në një stacion hekurudhor duke transportuar 3 kg heroinë. Liljana njihej në Itali me nofkën “mamaja” e thirrur kështu nga banda për të cilën punonte.

Dyshohej se banda e trafikantëve përbëhej nga 20 anëtarë. Liljana Kondakçi u lirua nga burgu në 2013 dhe i rikthye në Shqipëri.

Koço Devole

I ndjeri Koço Devole, u kap me drogë në Itali. Sasia e lëndës ishte e fshehur në valixhen e aktorit, i cili u arrestua bashkë me tre shqiptarë të tjerë në Bari të Italisë. Asokohe, Devole deklaroi para autoriteteve italiane se nuk kishte lidhje me tre të arrestuari për drogë dhe se ndodhej rastësisht me ta.

Devole qëndroi asokohe 7 muaj e gjysmë në burg dhe më pas u lirua.

Viktor Zhusti

Aktori u arrestua në Greqi në vitin 1998, me një sasi prej 11 kg heroinë me vete. husti u dënua me 18 vite burg, dënim të ciline kreu në burgun “Hanja”.

MË TEPËR

Aktualitet6 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix5 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix5 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Facebook