Lidhu me ne

Mix

Pranvera vjen me alergji dhe sëmundje, ja si të kujdesemi

Ndryshimi i stinëve shkakton luhatje të shëndetit.

Kjo është pranuar shkencërisht kohë më parë kur stinët nuk përplaseshin me njëra tjetrën. Vitet e fundit moti ka pësuar luhatje të thella. Vera është shumë e nxehtë, dimri shumë i ftohtë por i shkurtër. Pranvera zgjat shumë pak. Një mot i tillë shkakton shumë pakënaqësi dhe padyshim luhatje humori. Shumë njerëz pretendojnë se përjetojnë ndryshime të dukshme në shëndetin e tyre sapo ndryshon moti. Këtu përfshihen: dhimbjet e kokës, kyçeve, plogështia dhe e ftohura e përsëritur.

Pranvera mund të vijë me lule por edhe me bllokim e zhbllokim hundësh të përsëritur. Në pranverë njerëzit kanë më shumë dhimbje koke se sa në verë ose në dimër. Mjekët thonë se dhimbjet e kokës gjatë pranverës shkaktohen nga drita, temperaturat e ngrohta dhe mungesa e gjumit. Me ndryshimin e orës, ditët janë më të gjata, por flemë më pak. Mëngjesi vjen më shpejt dhe drita mbush dhomën e gjumit duke nxitur zgjimin e padëshiruar.

Ja përse ndihemi pa energji dhe të plogësht në pranverë.
Si të mos mjaftonte gjumi, në pranverë përballemi me alergji të ndryshme, reagimin ndaj të cilave e shohim tek sytë, hundët dhe tështimat. Ndryshimi i motit ka ndikim edhe tek ndjenjat tona. Drita e diellit është një element kritik. Sensorë të veçantë rregullojnë ritmet biologjike dhe hormonale, bashkë me humorin. Lëkura e përdor rrezen e diellit për të prodhuar vitaminë D që është thelbësore për shumë funksione të organizmit.

A Na Sëmur Pranvera?
Është e vërtetë që e ftohura shkaktohet nga viruset dhe jo moti, por temperatura e ajrit dhe lagështisë ka një ndikim të fortë në organizëm. Të parët tanë shpreheshin se pranvera vjen me një fllad që shkakton sëmundje. Ky fllad shoqërohet me pluhura dhe polenë që irritojnë sytë, hundët dhe mushkëritë, veçanërisht të atyre që vuajnë nga alergjia. Në pranverë, mjekët vërejnë edhe një shpërthim të episodeve të sëmundjeve autoimunitare si ajo e sklerozës së shumëfishtë. Sipas tyre kjo ka të bëjë me sistemin imunitar që është i dobët nga goditjet e dimrit.

Pranvera, Koha Për Të Pastruar Organizmin
Me ardhjen e pranverës, vjen natyrshëm idea për të pastruar organizmin. Na duhet të përshtatemi me këtë stinë të re, duke konsumuar me shumë barishte, sallata dhe fruta.

Pini Më Shumë Lëngje
Lëngje të freskëta frutash, barishtesh e perimesh janë veçanërisht pastrues për organizmin. Ju rekomandojmë të përdorni lulerradhiqen, majdanozin, panxharin, spinaqin dhe rukolën.

Pastroni Trupin Me Çajra Bimorë
Uji dhe çajrat e pastrojnë dhe hidratojnë organizmin. Pini ujë me limon  dhe çajra me lulerradhiqe, xhenxhefil, hithra, mente e kopër.

Kujdes Me Stresin
Mëlçia është organi parësor që preket nga stresi. Ky i fundit e bllokon atë dhe ja përse përballeni me dhimbje koke, rrahje të çrregullta zemre dhe fryrje.

Kujdes me ngrënien
Mos hani mbi tryezën e punës apo përpara televizorit. Jini të pranishëm dhe të vëmendshëm ndaj pjatës dhe ushqimit që po përtypni. Produkte të mira për stomakun janë: kastraveci, banania, shpargu, xhenxhefili, kamomili dhe nenexhiku. Përveç ushqimeve, dilni shijoni shëtitjet në diell dhe në ajër të pastër, gjithnjë në rast se nuk jeni alergjikë.

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar10 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix10 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook