Lidhu me ne

Radar

“Qeveria zhvat më të varfërit dhe i ndan me klientët”/ Andi Bushati: Njerëzit protestojnë, sepse janë në ankth!

"Qeveria zhvat më të varfërit dhe i ndan meFoto ilustrim: Edi Rama dhe Andi Bushati

Analisti Andi Bushati, ka folur për protestat e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se ndryshe nga çfarë pretendon kryeministri, protestat nuk kanë lidhje me Berishën dhe me Rusinë, por vijnë si pasojë e ankthit të qytetarëve, se në kohë krize kanë kuptuar “se kanë një qeveri që nuk kujdeset për ta”. 

Parimi fillestar që kam unë, është shiko dikë që mundohet të gënjejë dhe pastaj përpiqu të kuptosh cfarë do të fshehë.
Berisha bëri protestë para dy muajsh, e patë sa mblodhi, ndaj nuk është Berisha pas protestës. Aq më pak Rusia, që i kemi dëgjuar këto përralla.

Përse këtu pati protesta më masive? Jo se njerëzit nuk e kuptojnë që kur ka krizë globale, edhe njerëzit do të paguajnë diçka. Njerëzit kanë kuptuar që kanë mbi kokë një qeveri që nuk kujdeset për ta në kohë krizash. Krizat i vuajnë shtresat më vulnerabël të shoqërisë.

Njeriu ka ankth, ka shqetësim, nuk di si do të çojë në shkollë fëmijët, etj. Nga vjen kjo? Njerëzit kanë kuptuar që të ardhurat e shtetit ndahen në mënyrë të pabarabartë. Edi Rama është babai i familjes që duhet të kullandrisë buxhetin. Nëse babai shkon i pi paratë me shokët, apo luan kumar, pjesëtarët e tjerë të familjes shqetësohen. Te pandemia e pamë, disa u pasuruan më shumë. Të gjithë institucionet ndërkomëbtare, thonë që paketat që ofroi qeveria shqiptarë ishin shumë të dobëta.

Njerëzit e dinë se një krizë po afrohet dhe i kërcënon, por kanë një qeveri që do të ndajë buxhetin, për Zoton, për tunelin e Llogarasë. Pra do t’i ndajë paratë me ata pesë njerëz që fitojnë në kurriz të tyre. Prandaj nuk është as protestë e Saliut dhe as e Rusisë, por protestë e ankthit.

E mbani mend Thumanë-Kasharë që u ndalua për studentët? Po bëhet Thumanë-Kashar, u harruan studentët. Kjo qeveri është e prirur të zhvasë nga më të varfërit dhe t’i ndajë me klientët e saj“, tha Bushati. 

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook