Lidhu me ne

Kryesore

Edi Rama: Kush më thotë mua hajdut, është vetë hajdut impotent!

Edi Rama: Kush më thotë mua hajdut, është vetë hajdut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestave të qytetarëve mbi rritjen e çmimeve, duke deklaruar se Shqipëria nuk ka kapacitet për të prodhuar vetë naftën dhe për të prodhuar energjinë elektrike në sasinë e duhur.

Sipas tij, protestat janë një turp sepse bëhen në një kohë që situata në botë është delikate, veçanërisht nga Lufta në Ukrainë. Ai shtoi se kush e cilëson atë si hajdut, sipas Ramës, ata janë vetë të tillë.  

Kur fola për krizën e energjisë s’kishte protesta, ku ishte protesta. E konsideroj virtyt që një kryeministër të reagojë kur ka protesta. Nuk është çështje frike. Nëse protestuesit të shpalosin kërkesat, qeveria ka detyrë që të dëgjojë. Unë s’kam asgjë personale me askënd. Kjo protestë është jashtë kontekstit të luftës. Është turp. Mendoj për herë të parë kjo protestë është turp. Këtë ndjesi turpi siç e kam pasur sot nuk e kam pasur kurrë më parë”, u shpreh Rama për News 24.

Z. Rama po kjo po u rëndon xhepat shqiptarëve?

Edi Rama: Vë në diskutim moralin e kësaj maskarade dhe shumë të tjera vë në diskutim. Nuk është e pazakontë që të infiltrohen të tjerë, por edhe ata të tjerë që i sponsorizojnë pas këtyre. Aty nuk janë populli por janë një pjesë. Ajo që është problem është që mohohet që këto janë pasoja të luftës. Këtu kemi të bëjmë me një krizë të madhe energjetike. Tregohen përralla se Shqipëria mund ta prodhojë vetë energjinë, ndërkohë që kur ka edhe reshje të shumta, Shqipëria nuk e prodhon dot. Flitet për naftën që ne i kemi të gjitha vetë, por ndërkohë ne nuk prodhojmë asgjë. Po këto janë sajesa që çorientojnë dynjanë. Pastaj vjedhja, vjedhja. Unë mund të pranoj shumë gjëra, unë nuk mund të pranoj vjedhjen. Kush më thotë hajdut është vetë hajdut, ose hajdut në impotencë.

MË TEPËR

Kryesore11 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix11 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet18 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore18 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar5 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook