Lidhu me ne

Radar

Presor Iliri: Ju palaço protestues bëni lojën e Putinit, ndërsa unë mbaj zi për Ukrainën

Presor Ilir Yzeiri, një lojtar i kategorisë së dytë në mbrojtje të qeverisë, inceneratorëve dhe Fondacionit Soros, është mërzitur shumë me protestuesit.

Në një shënim të gjatë në Facebook, presori pohon se një shoqëri e qytetëruar duhet të respektojë zinë që ka goditur planetin.

Sipas tij, të vetmit që dalin të protestojnënë rrugë janë ultranacionalistët serbë dhe qesharakët në Shqipëri.

“Një shoqëri e qytetëruar respekton zinë. Planeti është në zi. Të vetmit që protestojnë apo të vetmit që dalin në rrugë janë manifestuesit me flamujt e Ukrainës që solidarizohen me të, ultranacioalistët serbë që mbështesin Putinin dhe këta qesharakët tanë. Shqiptarët dalin në shesh dhe i kërkojnë llogari qeverisë për çmimet e karburantit që jo vetëm janë rritur në të gjithë globin, por nëse konflikti do të thellohet dhe nëse Europa ashtu si SHBA-të do të bojkotojë eksportin e hidrokarbureve nga Rusia që përbën rreth 30% të nevojave botërore, atëherë jo vetëm çmimi do të rritet, por atë do të jetë vështirë ta gjesh në treg. Po atëherë çfarë do të bëjnë këta qesharakët e protestave në kohën e vdekjes së madhe ? Do të dalin në krah të Putinit sepse kështu ta do logjika.” – shkruan Yzeiri.

Presori e shtjellon më tej idenë duke theksuar se protesta, bllokimi i rrugëve dhe marrëzi të tjera të shqiptarëve i japin protestës karakter politik.

Sipas Yzeirit, të bësh protestë në kohën e vdekjes së madhe është makabritet dhe e neveritshme. Madje ai shkon më tej duke theksuar se kjo gjë i tregon shqiptarët në sy të botës si entitet i shpëlarë, zvaranikë e qaramanë.

Protestat, bllokimi i rrugëve dhe marrëzi të tjera shqiptarësh i japin asaj karakter politik dhe të bësh politikë në kohën e vdekjes së madhe është makabritet, është e neveritshme dhe na tregon ne shqiptarëve në sy të botës si një entitet të shpëlarë, pa asnjë lloj grinte, si zvarranikë e qaramanë që nuk dimë si ta menaxhojmë zemërimin dhe nuk dimë të ndajmë dhimbjen e tjetrit me ne, që nuk dimë të bëhemi një komb i madh që në një kohë të tillë të tmerrshme tregon se çfarë është në gjendje të bëjë për ta ndihmuar viktimën dhe jo të tregojë se ai vetë është një viktimë e pashërueshme. – vijon presor Yzeiri.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 javë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix2 javë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar2 javë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 javë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 javë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 javë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 javë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 javë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 javë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 javë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook