Radar
Saimir Korreshi kërkon largimin e Bashës: 6 marsi tregoi se po humbim po të jemi të përçarë
Edhe deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi është bashkuar me pjesën dominuese të grupit që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës.
Në një prononcim për mediat, Korreshi tha se do i kërkojë Bashës në mbledhje largimin për një zgjidhje të situatës me demokratët
“Po do i kërkoj bashkë me të tjerët për një zgjidhje të situatës me demokratët. Këto zgjedhje treguan se ne humbim po të jemi të përçarë dhe duhet të kalojmë përtej çfarëdolloj gjëje për të bashkuar demokratët” – tha Korreshi.
I pyetur nëse do i bashkoheni Berishës, ai tha: “Hapi i parë tani është bashkimi i demokratëve. Duhet të jetë përtej çfarëdolloj kushti. Kërkesa ime është të gjendet zgjidhja nga të dyja palët. Të ketë një grupim që ta çojë PD-në në fitore në zgjedhjet pas 8 muajsh. Të gjejmë një kohezion. Po nuk u bashkuan të gjithë bashkë, po nuk u bëmë një grup i vetëm, harroje që fiton PD-ja”.