Mix
Çfarë është osteoporoza dhe pse gratë janë më të rrezikuarat?
Osteoporoza është një sëmundje që shkakton dobësim të kockave. Pamja e saj shfaqet gjithmonë te personat e moshuar, por mund të shfaqet edhe para një moshe më të re, sipas melarossa.it.
Është një sëmundje që zhvillohet gradualisht dhe mjaft ngadalë përgjatë disa viteve.
Për këtë arsye quhet edhe “hajdute e heshtur”, sepse “vjedh” kalciumin nga kockat pa u shfaqur prej vitesh.
Osteoporoza është një sëmundje asimptomatike.
“Në fazat e hershme të fillimit manifestohet me dhimbje delikate të kyçeve që shpesh mund të ngatërrohen me dhimbje artritike”, shpjegon Stefania Giambartolomei, mjeke gastroenterologjie.
Pse osteoporoza prek gratë mbi një moshë të caktuar më shumë se meshkujt?
Gratë janë më të prirura ndaj këtij fenomeni, i cili varet nga prodhimi i reduktuar i estrogjenit që sjell menopauza.
Në fakt, estrogjenet janë hormone seksuale që ndikojnë në shëndetin e kockave.
Reduktimi i tyre mund të shkaktohet jo vetëm nga menopauza, por edhe nga faktorë të tjerë si heqja kirurgjikale e vezoreve apo nga trajtime si kimioterapia dhe radioterapia.