Radar
Grida Duma: Shumica e deputetëve kërkojnë zgjedhje në PD me dorëheqjen e Bashës
… e vetmja zgjidhje është që partia të hyjë në një proces zgjedhor me dorëheqjen e Bashës.

Deputetja e PD, ish nënkryetarja e partisë Grida Duma ka treguar gjendjen në Partinë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit.
Duma tha në emisionin “Opinion” se grupi parlamentar dhe shumica e strukturave kërkojnë që PD të hyjë në një proces zgjedhor me dorëheqjen e Bashës. Ajo u shpreh se është e rëndësishme të ringjallet lidhja e partisë me demokratët.
Pjesë nga intervista:
Fevziu: Cila është gjendja brenda partisë zyrtare? Sa vetë besojnë tek Basha, sa vetë e kontestojnë atë? Duket si një kontroll uzurpues më shume se sa një kontroll që vjen nga besimi…
Duma: Komisioni i sotëm i grupit parlamentar, i shumicës së kryetarëve që vijnë nga zgjedhja me votë dhe shumicës së strukturave është, që e vetmja zgjidhje është që partia të hyjë në një proces zgjedhor me dorëheqjen e Bashës.
Fevziu: Partia që ka mbetur, apo largimi i Bashës do i hapë rrugë kohezionit të këtyre dy forcave?
Duma: Është e nevojshme të kemi një përfaqësim racional të gjithë njerëzve që janë të lidhur me PD-në në të gjitha aspektet. Çështja është tek lidhja me demokratët që duhet ta ringjallim.