Mix
Fjalime të famshme / Fjalimet e mëdha që ndryshuan historinë
Suplement me një kolazh të rrallë të fjalimeve që kanë ndryshuar botën. Nga fjalimi profetik “Unë kam një ëndërr” i Martin Luther King, tek fjalimi i përurimit të John F. Kennedy, ai diktatorit Adolf Hitler, fjalimi i luftës së Winston Churchill e deri tek Jezu Krishti dhe Nënë Tereza. Janë fjalime të mbajtura në çaste historike të botës, fjalime që bënë historinë e botës. Sot, botohen 10 fjalime, ndërsa të tjerët, do të botohen të dielat e ardhshme.
***
Abraham Lincoln
Fjalimi i Getisburgut, 19 nëntor, 1863
Tetëdhjetë e shtatë vite më parë, etërit tanë lindën në këtë kontinent një komb të ri …
Tetëdhjetë e shtatë vite më parë, etërit tanë lindën në këtë kontinent një komb të ri, të ngjizur në lirinë dhe të përkushtuar të vërtetës se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Tani jemi të përfshirë në një luftë të madhe civile, dhe po testojmë nëse ai komb apo çdo komb i ngjizur në mënyrë të tillë dhe kaq i përkushtuar mund të ketë jetëgjatësi të madhe. Jemi njohur në një fushë të madhe beteje të asaj lufte.
Ia kemi dedikuar një porcion të asaj fushe, si vendpushim për ata që kanë dhënë jetën, që kombi të jetojë. Është gjithashtu e drejtë dhe e duhur që ne ta bëjmë këtë. Por në një kuptim më të gjerë, nuk mund t’ia dedikojmë, nuk mund t’ia kushtojmë, nuk mund ta shenjtërojmë këtë vend.
Ata burra trima, të gjallë apo të vdekur, të cilët luftuan këtu e kanë shenjtëruar shumë më tepër nga sa mund ta bëjë forca jonë e dobët. Bota nuk do t’i mbajë mend për një kohë të gjatë ato që kemi thënë këtu, por kurrë nuk mund ta harrojë atë që kemi bërë këtu.
Na takon ne të gjallëve t’i përkushtohemi punës së papërfunduar të atyre që kanë luftuar këtu, dhe që kanë përparuar kaq shumë. Na takon neve që jemi këtu t’i përkushtohemi detyrës së madhe që na pret përpara, që nga këta të vdekur të nderuar, të ecim me devotshmëri për atë kauzë për të cilën ata dhanë masën e fundit të devocionit, që ne që jemi këtu të marrim vendimin që këta të vdekur të mos kenë vdekur më kot, se ky komb nën Perëndinë të ketë një rilindje lirie, dhe se qeveria e njerëzve, nga njerëzit, për njerëzit, të mos humbasë nga faqja e dheut.
***
Adolf Hitler
Durimit tim i ka ardhur fundi
Fjalimi në Sportpalast, Berlin, 26 shtator, 1938
Gjatë këtyre viteve kam kërkuar një politikë paqeje. I kam trajtuar të gjitha problemet në dukje të pazgjidhshme me vendosmërinë e patundur për t’i zgjidhur në paqe, edhe kur ekzistonte rreziku për të hequr dorë nga gjëra serioze nga ana e Gjermanisë. Unë për vete jam një ushtar i frontit të parë dhe e di se sa e rëndë është lufta. Doja ta kurseja popullin gjerman nga kjo e keqe. Çdo problem jam përpjekur ta trajtoj me qëllimin e vetëm që të gjej një zgjidhje paqësore.
Problemi më i vështirë që më doli ishte marrëdhënia mes Gjermanisë dhe Polonisë. Ishte rreziku se nocioni i “armiqësisë së trashëguar” mund të zë vend mes popullit tonë dhe popullit polak. Këtë doja të parandaloja. Tani e di mirë se nuk do t’ia kisha dalë nëse Polonia në atë kohë të kishte pasur një kushtetutë demokratike. Pasi këto demokraci që janë të tejmbushura me fraza rreth paqes, janë nxitësit më gjakatarë të luftës. Por Polonia në atë kohë ishte qeverisur nga një qeveri jodemokratike, por nga një burrë. Arritëm të nënshkruanim një marrëveshje brenda më pak se një viti, e cila, për një periudhë dhjetë-vjeçare, rrëzonte çdo rrezik konflikti. Të gjithë jemi të bindur se kjo marrëveshje do të sjellë një paqe të qëndrueshme. Jemi të ndërgjegjshëm se kemi dy popuj që duhet të jetojnë krah më krah, dhe se asnjëri prej tyre nuk mund ta shkatërrojë tjetrin. Një shtet me një popullsi prej tridhjetë e tre milionësh gjithmonë do të përpiqet të sigurojë dalje në det. Për këtë arsye duhet gjetur një rrugë arsyetimi …
Dhe tani, para nesh qëndron problemi i fundit që duhet zgjidhur dhe do të zgjidhet. Është kërkesa e fundit territoriale që kam në Evropë, por është kërkesa nga e cila nuk do të heq dorë dhe për të cilën, në dashtë Perëndia, do ta përdor …
Kam vetëm disa pohime për të bërë. I jam mirënjohës zotit Chamberlain për përpjekjet e tij. E kam siguruar se populli gjerman nuk dëshiron asgjë tjetër veç paqes, por gjithashtu i kam thënë se nuk mund të durojmë përtej fuqive tona. E kam siguruar se, dhe e përsëris këtë, se ky problem të zgjidhet, për Gjermaninë nuk do të ketë më asnjë problem territorial në Evropë. Dhe e kam siguruar përsëri se në çastin kur Çekosllovakia t’i zgjidhë problemet e saj, kjo do të thotë se kur çekët të merret me minoritetet, dhe në mënyrë paqësore dhe jo nëpërmjet shtypjes, atëherë unë nuk do të kem asnjë interes në shtetin çek. Dhe këtë ia kam garantuar! Nuk i duam çekët!
Por në të njëjtën mënyrë unë dëshiroj të pohoj para popullit gjerman se në lidhje me problemin e gjermanëve të jugut, durimit tim i ka ardhur fundi! I kam bërë zotit Benes një ofertë, e cila nuk është gjë tjetër, por zbatimi i asaj që ai ka premtuar. Vendimi tani është në duart e tij: paqe apo luftë. Ose do ta pranojë këtë ofertë dhe më në fund t’i jap gjermanëve lirinë e tyre ose ne do të shkojmë dhe do ta marrim lirinë vetë.
***
Eamon de Valera
Këta ishin të gjithë burra të mirë
50 vjetori i “Kryengritjes së Pashkëve”, 10 prill, 1966
Pashkët që po sjellim nëpër mend janë Pashkët e 50 viteve më parë. Po kërkojmë të nderojmë ata burra të cilët në atë kohë dhanë apo rrezikuan jetën në mënyrë që Irlanda të jetë e lirë. Do të donim të nderonim, në veçanti, shtatë burra trima, me gjithë pengesat, morën vendimin të mbrojnë, edhe një herë, me armë të drejtën e kombit tonë për pavarësi. Ishte një vendim fatal, për të cilin tani mendojmë se ishte një nga më të guximshmit dhe largpamësit në historinë tonë.
Këta ishin të gjithë burra të mirë, të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë, dhe ishte vetëm bindja më e patundur, besimi më i plotë dhe dashuria për vendin, që i nxiti për veprimin e tyre. Sinqeriteti dhe bujaria, sakrifica e tyre dhe e të tjerëve, të cilët dhanë jetën në kryengritje të frymëzuar nga ringjallja kombëtare që pasoi. Perëndia i mirë t’i mbajë në prezencën e Tij.
Koha ka treguar se këta burra kanë qenë profetë. Ata parashikuan atë që pak mund të kishin parashikuar, dhe në largpamësinë e tyre dhe mprehtësinë e zemrave të popullit tonë, nën hirin e Perëndisë, ne i detyrohemi privilegjet që gëzojmë sot këtu.
Vetëm liria politike nuk ishte qëllimi përfundimtar. Por ishte krijimi i kushteve për të ndërtuar gradualisht një komunitet në të cilën numri gjithnjë e në rritje i anëtarëve së tij, të çliruar nga presionet e kërkimit të nevojave ekonomike, do të ishin të lirë t’ia përkushtonin veten gjithnjë e më shumë për kultivimin e gjërave të mendjes dhe shpirtit, dhe kështu, të kemi lumturinë e një jete të plotë. Kështu që kombi ynë të bëhet përsëri, ashtu siç ishte në shekujt e kaluar, një qendër e madhe intelektuale dhe misionare, për të përparuar dhe për të ruajtur të vërtetat e Zbulesës së Shenjtë, si dhe frytet e njohuri më të pjekur laike.
Nuk mund të nderojmë ashtu siç duhet burrat e 1916-tës, nëse nuk punojmë dhe përpiqemi për të krijuar Irlandën e dëshirës së tyre. Secili prej nesh duhet të bëjë pjesën e tij dhe edhe pse detyrat që kemi përpara janë të ndryshme nga ato pesëdhjetë vite më parë, sot mund të kemi, nëse jemi mjaft të përkushtuar dhe do të tregohemi të qëndrueshëm, një rizgjim kombëtar, i ngjashëm me atë që pasoi vitin 1916: mund t’i bashkojmë njerëzit tanë së bashku si një familje, një komb vëllezërish, secili të punojë në harmoninë industriale, jo vetëm për veten e tij, por për të mirën e të gjithëve. Atëherë mund të marshojmë përpara me besimi për lartësimin e kombit tonë mes kombeve ndaj të cilëve burrat e 1916-ës u zotuan.
Për realizimin e kësaj, gjuha jonë kombëtare ka luajtur një rol të rëndësishëm. Gjuha është karakteristika kryesore e një kombi, mishërimi i personalitetit të kombit dhe lidhja më e ngushtë mes njerëzve. Asnjë komb me një gjuhë të vetën nuk do ta braktiste atë. Populli i Danimarkës, Holandës, Norvegjisë, për shembull, mëson dhe di edhe një tjetër gjuhë, ashtu si dhe ne, natyrisht për hir të komunikimit me botën, tregtisë dhe për qëllime kulturore; por ata asnjëherë nuk do ta braktisnin gjuhën kombëtare, gjuhën e paraardhësve të tyre, gjuhën që mban të gjitha kujtimet e të kaluarës së tyre. Ata e dinë se pa të, ata do të zhyteshin në kozmopolitanizëm amorf, pa një të kaluar apo një të ardhme të dallueshme. Për të shmangur një fat të tillë, ne të kësaj gjenerate duhet të kujdesemi që gjuha jonë të jetojë. Ky do të ishte vendimi i burrave dhe grave të 1916-ës. A do të jetë vendimi i të rinjve të 1966-ës?
*Organizues i “Kryengritjes së Pashkës”, në Dublin, më 24 prill, 1916. I shpëtoi ekzekutimit, pasi kishte lindur në Amerikë. Kryeministër i Irlandës deri më 1948. U ribë kryeministër më 1951 dhe 1957, kur ishte 74 vjeç. Nga viti 1959-73 ishte President i Republikës së Irlandës.
***
Jam këtu si një ushtare që ka lënë përkohësisht fushën e betejës
Emmeline Pankhurst
Fjalimi për të drejtën e votës të grave, 13 nëntor, 1913
Nuk vi këtu si një përkrahëse, pasi çfarëdo pozicioni mund të zërë lëvizja për të drejtën e votimit të grave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Angli ka kaluar përtej mbretërisë së përkrahjes dhe ka hyrë në një sferë të politikës praktike. Është kthyer në subjektin e revolucionit të luftës civile, prandaj sot nuk jam këtu për të përkrahur të drejtën e votimit të grave. Militantët amerikanë të së drejtës të votimit mund ta bëjnë këtë shumë mirë vetë. Unë jam këtu si një ushtare, e cila e ka lënë përkohësisht fushën e betejës në mënyrë që të shpjegojë, duket e çuditshme që duhet të shpjegohet, se çfarë është lufta civile kur ajo kryhet nga gratë. Nuk vi këtu thjesht si një ushtare, që ka braktisur përkohësisht fushën e betejës; unë jam këtu, dhe kjo besoj se është pjesa më e çuditshme e ardhjes sime, vi këtu si një person, i cili, sipas ligjeve të vendit tim, ka rezultuar se nuk ka fare vlerë për komunitetin; më kanë gjykuar se jam një person i rrezikshëm, jam dënuar me burg. Prandaj e kuptoni se ka interes të dëgjohet një person kaq i pazakontë. Guxoj t’ju them, në mendjet e shumë prej jush, shpresoj të më falni për këtë komunikim prekës, se nuk dukem as si ushtare dhe as si e burgosur, edhe pse ashtu jam …
Ndërsa tani, dua t’ju them juve që mendoni se gruaja nuk mund të ketë sukses, se e kemi sjellë qeverinë e Anglisë në këtë pozicion, dhe duhet ta pranojë këtë alternativë; gratë ose do të vriten ose duhet të votojnë. I pyes burrat amerikanë në këtë mbledhje, çfarë do të thonit sikur në senatin tuaj të viheshit përballë kësaj alternative, se ose duhet t’i vrisni ose t’i jepni shtetësinë, gratë, shumë prej të cilave i respektoni, gra për të cilat e dini se kanë qenë të nevojshme, gra të cilat i njihni, edhe pse jo personalisht, janë mbushur me motivet më të larta, gra të cilat janë në kërkim të lirisë dhe fuqisë për të shërbyer në komunitet? Kjo alternativë ka vetëm një përgjigje; ka vetëm një mënyrë për t’i dhënë fund, nëse nuk jeni të përgatitur për të sprapsur qytetërimin për dy apo tre gjenerata; duhet t’i jepni të drejtën këtyre grave të votojnë. Kjo është zgjidhja e luftës sonë civile.
***
F.W. de Klerk
Është koha për negociata
Pretoria, Afrikë e Jugut, 2 shkurt 1990
Zoti Folës, anëtarë të Parlamentit.
Zgjedhjet e përgjithshme të 6 shtatorit, 1989, e vunë vendin tonë në rrugën e ndryshimeve drastike. Si rrugë e nëndheshme është ndërgjegjësimi i një numri të madh afrikanësh, se vetëm një arsyetim mes liderëve përfaqësues të të gjithë popullsisë do të mund të na sigurojë paqen afatgjatë.
Alternativa është dhunë gjithnjë e më e madhe, tension dhe konflikt. Kjo është e papranueshme dhe në interesin e askujt. Mirëqenia e këtij vendi është e lidhur pa dyshim me aftësinë e udhëheqësve për të pranuar njëri-tjetrin. Askush s’mund t’i shpëtojë të vërtetës së thjeshtë.
Vendi ynë dhe të gjithë njerëzit e tij janë ngatërruar në konflikt, tension dhe luftë të dhunshme për dekada. Është koha që ne të shkëputemi nga cikli i dhunës dhe të çajmë drejt paqes dhe ribashkimit. Shumica e heshtur ka një dëshirë të zjarrtë për këtë. Të rinjtë e meritojnë këtë.
Me hapat që qeveria ka marrë, ka treguar besim të mirë dhe tavolina është shtruar që udhëheqësit praktikë të fillojnë të flasin për një qeverisje të re, për të arritur në një arsyetim me anë të një diskutimi.
Agjenda është e hapur dhe qëllimi i përgjithshëm për të cilin ne po aspirojmë duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë afrikano-jugorët.
Mes të tjerave, këto qëllime përfshijnë një kushtetutë të re demokratike; privilegje universale; jodominim; barazi para një gjykate të pavarur; mbrojtje e minoriteteve, si dhe të drejta e individit; liri besimi; një ekonomi të arsyeshme të bazuar në parime të provuara ekonomike dhe sipërmarrje private; programe dinamike me qëllim arsim sa më të mirë, shërbime shëndetësore, strehim dhe kushte sociale për të gjithë.
Në lidhje me këtë, zoti Nelson Mandela do të luajë një rol të rëndësishëm. Qeveria ka theksuar se ai ka deklaruar se është i vullnetshëm të bëj një kontribut konstruktiv të procesit politik në Afrikën e Jugut.
Doja ta shprehja hapur se qeveria ka vendosur ta lirojë zotin Mandela pa kushte. Kam marrë vendimin ta çoj këtë çështje deri në fund pa u vonuar. Qeveria do të marrë vendimin sa më shpejt për datën e lirimit të tij.
Për fat të keq, do të duhet pak kohë.
Do të kalojë pak kohë, normalisht, para se të merret vendimi për lirim, për shkak të kërkesave administrative dhe logjike. Në rastin e zotit Mandela, ka faktorë të tjerë që pengojnë të dalë menjëherë. Ai nuk ka qenë një i burgosur i zakonshëm. Për shkak të këtij fakti, rasti i tij kërkon një maturi.
Njoftimet e ditës së sotme në veçanti, prekin thelbin e udhëheqësve me ngjyrë, gjithashtu zotin Mandela, ata kanë mbrojtur gjatë viteve parimet e tyre duke iu nënshtruar dhunës. Ka pasur supozime se qeveria nuk ka dashur të flasë për të dhe ata janë privuar nga e drejta e aktivitetit normal politik të organizatave të tyre.
Për këtë arsye, e përsëris ftesën time më fort se kurrë.
Ecni përmes derës së hapur, zini vend në tavolinën e negociatave së bashku me qeverinë dhe liderë të tjerë, të cilët kanë pushtet brenda dhe jashtë Parlamentit.
Pikëpamjet politike të kujtdo do të testohen kundrejt realizimit të tyre, punës dhe drejtësisë së tyre. Koha e negociatave ka mbërritur.
*President i Republikës së Afrikës së Jugut në vitin 1989.
***
Franklin D. Roosevelt
Fjalimi i përurimit, 4 mars, 1933
Të vetmes gjë që duhet t’i trembemi është vetë frika
Presidenti Hoover, zoti Komandant, miqtë e mi: kjo është një ditë e shenjtë për kombin, dhe jam i bindur se miqtë e mi amerikanë presin që me rastin e dhënies së postit të Presidentit, t’i drejtohen me sinqeritet dhe një vendim që situata e tanishme e kombit na nxit.
Kjo është jashtëzakonisht koha për të thënë të vërtetën, gjithë të vërtetën, sinqerisht dhe me guxim. Nuk duhet të mohojmë kushtet e vendit tonë sot. Ky komb i madh do të durojë ashtu siç ka duruar, do të ringjallet dhe do të begatohet.
Prandaj para së gjithash, më lejoni t’ju shpallë besimin e patundur se të vetmes gjë që duhet t’i trembemi është vetë frika, tmerrit pa emër, pa arsye, dhe të pajustifikuar që paralizon përpjekjet e nevojshme për ta kthyer tërheqjen në përparim.
Në çdo orë të zezë të jetës së kombit, një grup drejtues i çiltër dhe i fuqishëm i ka kuptuar dhe i ka mbështetur vetë njerëzit, të cilët janë të rëndësishëm për fitore. Jam i bindur se edhe ju do ta mbështesni lidershipin në këto ditë kritike. Në një frymë, unë dhe ju do të përballemi me vështirësitë e përbashkëta. Falë Zotit ato kanë të bëjnë vetëm me gjëra materiale. Vlera është tkurrur në nivele imagjinare. Taksat janë rritur, aftësia jonë për të paguar ka rënë, qeveria po përballet me shkurtime fondesh, mjetet e shkëmbimit kanë ngrirë në rrjedhën e tregtisë, fshatarët nuk gjejnë dot tregje për prodhimet e tyre, kursimet e shumë viteve të mijëra familjeve janë zhdukur.
Më e rëndësishmja, qytetarët e papunësuar përballen me problemin e ekzistencës, dhe një pjesë e madhe prej tyre mundohen pa u shpërblyer. Vetëm një optimist i pamend do ta mohonte realitetin e errët të këtij çasti.
Megjithatë, shqetësimi ynë nuk vjen nga dështimi i substancës. Nuk jemi goditur nga ndonjë murtajë apo fatkeqësi. Në krahasim me rrezikun që i pushtoi etërit tanë, për arsye se besonin dhe nuk kishin frikë, ne ende kemi shumë për të qenë mirënjohës. Natyra ende i ofron bujari dhe përpjekjet e njerëzve e kanë shumëfishuar atë. Begatia është në prag të derës, por përdorimi bujar i dobëson prodhimet e tokës.
Së pari, kjo ndodh për shkak se drejtuesit e shkëmbimit të të mirave njerëzore kanë dështuar në saj të kokëfortësisë dhe paaftësisë, kanë pranuar dështimet dhe kanë dhënë dorëheqjen. Praktikat e paskrupullta të shkëmbyesve të parave do të dënohen në gjykatën e opinionit publik, janë hedhur poshtë nga mendjet dhe zemra e njerëzve.
E vërteta është se janë përpjekur, por përpjekjet e tyre kanë ndjekur modelin e traditës. Përballë dështimit të mirëbesimit, kanë propozuar të japin më shumë para.
Të tërhequr nga epshi i përfitimit, kanë nxitur popullin tonë të ndjekin lidershipin e tyre të rremë, kanë këshilluar, duke u lutur që situata të kthehet në kushtet e mëparshme. Ata dinë vetëm rregullat e një gjenerate vetë-kërkuesish.
Ata nuk kanë vizion, dhe kur nuk ka vizon, njerëzit humbasin.
Lumturia nuk vjen thjesht nga posedimi i parave, por është gëzimi i arritjes, emocioni i përpjekjeve krijuese.
Gëzimi i stimulit moral të punës nuk duhet harruar në ndjekjen e tërbuar të përfitimeve që zhduken. Këto ditë të errëta do të harrohen nëse na mësojnë se fati ynë i vërtetë nuk është të na shërbejnë, por t’i shërbejmë vetes dhe miqve tanë.
Ky komb kërkon aksion, dhe aksion të menjëhershëm.
Detyra jonë më e rëndësishme është t’i vëmë njerëzit në punë. Nuk është një problem i pazgjidhshëm nëse përballemi me të me zgjuarsi dhe kuraje.
Mund të shoqërohet me një përfshirje të vetë qeverisë; duke e trajtuar detyrën ashtu siç do ta trajtonim urgjencën e një lufte, por në të njëjtën kohë, do të zbatojmë projekte të mëdha për të stimuluar dhe riorganizuar përdorimin e burimeve kombëtare.
Së bashku me këtë, duhet të pranojmë me sinqeritet mbi-ekuilibrimin e popullsisë në qendrat tona industriale, dhe duke i rishpërndarë në shkallë kombëtare, të përpiqemi ta përdorim më mirë tokën dhe ta lëmë në duart e të duhurve.
Kjo detyrë do të ndihmohej nga përpjekjet e qarta për të rritur vlerat e produkteve bujqësore, dhe me pushtetin për të blerë prodhimin për qytetet tona.
Mund të lehtësohet në shumë mënyra, por asnjëherë nuk mund të ndihmohet vetëm duke folur për të. Duhet të veprojmë, dhe të veprojmë me shpejtësi.
Në këtë dedikim të një kombi, kërkojmë me përulësi bekimet e Perëndisë. Le ta mbrojë secilin prej nesh dhe të gjithë ne! Le të më drejtojë mua në ditët që do të vinë.
*U zgjodh President i SHBA-së në vitin 1932 dhe qëndroi tre mandate deri në vitin 1944.
***
Indira Gandhi
Arsimimi i grave më i rëndësishëm se arsimimi i djemve dhe meshkujve
Nju Delhi, 23 nëntor 1974
Një thënie e vjetër në sanskrisht thotë se gruaja është shtëpia dhe shtëpia është baza e shoqërisë. Është njësoj sikur ndërtojmë shtëpinë tona duke ndërtuar dhe vendin tonë. Nëse shtëpia jonë është e papërshtatshme, qoftë e papërshtatshme në të mira materiale dhe gjëra të nevojshme, atëherë ai vend nuk mund të ketë harmoni dhe asnjë vend që nuk ka harmoni nuk mund të rritet në asnjë drejtim.
Ja përse arsimimi i gruas është më i rëndësishëm se arsimimi i burrave dhe djemve. Ne, dhe me fjalën “ne” nuk dua të them vetëm ne në Indi, por të gjithë botën, kemi neglizhuar arsimimin e gruas. Kur isha fëmijë, gratë sapo fillonin të arsimoheshin në Angli. Të gjithëve u kujtohej se çfarë kishte ndodhur gjatë ditëve të hershme.
Tani, ne kemi arsimim dhe në të gjithë vendin po debatohet nëse ky arsimim është i përshtatshëm për nevojat e shoqërisë apo për nevojat e të rinjve tanë. Unë jam njëra prej tyre që gjithmonë beson se arsimimi duhet rishqyrtuar. Por në të njëjtën kohë, mendoj se jo gjithçka në arsimimin tonë është e gabuar, madje dhe arsimimi i tanishëm ka nxjerrë burra dhe gra të mira, veçanërisht shkencëtarë dhe ekspertë në fusha të ndryshme, të cilët kërkohen në të gjithë botën dhe madje dhe në vendet më të begata. Shumë prej të rinjve tanë na lënë dhe shkojnë jashtë për shkak të pagave më të mëdha, të kushteve më të mira në punë.
Një nga përgjegjësitë më të mëdha të grave të arsimuara sot është mënyra si sintetizohet ajo që ka pasur vlerë dhe është e çmuar në traditat tona të lashta, me atë që është e mirë dhe e vlefshme në shoqërinë moderne. Jo gjithçka që është moderne është po kaq e mirë, dhe jo gjithçka që është e vjetër është ose e mirë ose e keqe. Duhet të vendosim, jo njëherë e mirë, por gati çdo javë, çdo muaj për të mirat dhe vlerat e vendit tonë, dhe se cilat janë disa nga gjërat e vjetra që mund të ruajmë për të pasuruar shoqërinë tonë. Për të qenë modernë, disa njerëz mendojnë se është një mënyrë e të veshuri apo një mënyrë e të foluri apo disa zakone apo tradita, por kjo nuk është ajo që fjala “modern” do të thotë. Ajo është një pjesë sipërfaqësore e modernizmit.
Tani, që India të bëhet ajo që ne duam të bëhet, me një shoqëri moderne, të arsyeshme dhe një bazë të fortë në traditat tona të lashta dhe në tokën tonë, duhet të kemi një forum publik, me gra të reja të cilat nuk janë të kënaqura duke pranuar gjithçka që vjen nga çdo pjesë e botës, por janë të gatshme ta dëgjojnë atë, ta analizojnë dhe të vendosin nëse duhet pranuar apo duhet hedhur dhe ky është ai tip arsimimi që duam, i cili i aftëson të rinjtë të përshtaten me këtë botë gjithnjë e në rritje dhe të jenë në gjendje të kontribuojnë për të.
Disa njerëz mendojnë se vetëm duke pasur punë të mira po bëjnë diçka të rëndësishme. Por ne të gjithë e dimë mirë se edhe makineria më komplekse do të ishte infektive nëse një kaçavidë e vogël nuk punon ashtu siç duhet të punojë dhe se ajo kaçavidë e vogël është po aq e rëndësishme sa dhe pjesa më e madhe. Po kështu ndodh edhe në jetën kombëtare. Nuk ka asnjë punë të vogël; nuk ka asnjë person të vogël. Gjithkush ka diçka për të bërë. Dhe nëse ai apo ajo e bën mirë, atëherë vendi do të shkojë në drejtimin e duhur.
Kjo tregon se sa bukur është balancuar bota kur gjithkush ka diçka për të bërë. Gjithçka, qoftë e pisët apo e vogël ka një qëllim.
*Udhëheqësja e parë femër në Indi. Vritet më 31 tetor 1984 në Nju Delhi.
***
Vladimir Ilyich Lenin
Fuqi sovjetikëve
Moskë, shtator, 1917
Çështja kryesore për çdo revolucion pa dyshim është çështja e pushtetit të shtetit. Gjithçka e vendos ajo klasë që ka pushtetin. Kur “Dyelo Maroda”, gazeta e partisë kryesore qeverisëse në Rusi, u ankua se, në lidhje me diskutimet mbi pushtetin, çështja e Asamblesë kushtetuese dhe ajo e bukës po harrohen, revolucionarët socialistë duhet të merrnin këtë përgjigje “Fajin e keni vetë, pasi janë lëkundjet dhe pavendosmëria e partisë suaj ajo që duhet fajësuar për “kalakiçin ministror”, shtyrjet pa fund të Asamblesë kushtetuese, dhe minimi nga kapitalistët i masave të planifikuara dhe të vendosura të monopolit të drithërave dhe furnizimin e vendit me bukë”.
Çështja e pushtetit nuk mund të shtyhet dhe as të lihet mënjanë, pasi është çelësi për të përcaktuar gjithçka gjatë zhvillimit të revolucionit, dhe në politikat e jashtme dhe të vendit. Është një fakt që nuk mund të diskutohet se revolucioni jonë ka “harxhuar” gjashtë muaj duke lëkundur sistemin e pushtetit; është një fakt që rezulton nga politika lëkundëse e revolucionarëve socialistë dhe menshevikëve. Politika lëkundëse e këtyre partive u përcaktua nga pozicioni i klasës të borgjezisë së vogël, nga paqëndrueshmëria e tyre ekonomike në luftën mes punës dhe kapitalit.
E gjithë çështja që po diskutojmë është nëse demokratët e borgjezisë së vogël janë mësuar diçka gjatë këtyre gjatëve muajve Nëse jo, atëherë revolucioni është i humbur, dhe vetëm një rebelim fitimtar e proletariatit mund ta shpëtojë. Nëse kanë mësuar diçka, themelimi i një fuqie të qëndrueshme e të palëkundshme duhet të fillojë menjëherë. Vetëm nëse fuqia bazohet tek shumica e popullsisë, atëherë mund të bëhet e qëndrueshme gjatë revolucionit popullor, domethënë, një revolucion që ngjall tek njerëzit, shumica e punëtorëve dhe fshatarë, dëshirën për të vepruar. Deri tani, pushteti shtetëror në Rusi ka qëndruar në duart e borgjezisë, të cilët janë të detyruar të bëjnë lejime të veçanta (vetëm për t’i tërhequr ditën tjetër), për të dhënë premtime (për të mos i përmbushur kurrë), për të kërkuar të gjitha tipet e justifikimeve për të mbuluar dominimin e tyre (për t’ua hedhur njerëzve me anë të një shfaqjeje të “koalicionit të sinqertë”), e të tjera e të tjera. Me fjalë pohon se është një qeveri popullore, demokratike, kundër-revolucionare e borgjeze. Është kontradikta që ka ekzistuar deri tani dhe e cila ka qenë një burim paqëndrueshmërie dhe mospërputhjeje pushteti, e atij “kalakiçi ministror”, në të cilën revolucionarët socialistë dhe menshevikët janë përfshirë me një entuziazëm të pafat (për njerëzit).
Në fillim të qershorit të vitit 1917, i thashë Kongresit sovjetik të të gjithë Rusisë se ose sovjetikët do të shpërbëheshin dhe do të vdisnin pa lavdi, ose atyre duhet t’i transferohej i gjithë pushteti. Slogani, “Pushtet sovjetikëve”, shumë shpesh, mos të themi në shumicën e rasteve, kuptohet keqas me kuptimin e një kabineti partish të shumicës sovjetike. Do të doja të thellohesha në këtë kuptim të rremë …
“Pushtet sovjetikëve” do të thotë riformimi radikal i të gjithë aparatit të vjetër të shtetit, i cili pengon gjithçka demokratike. Do të thotë heqja e këtij aparati dhe zëvendësimi i tij me një të ri e popullor, do të thotë, një aparat vërtet demokratik i sovjetikëve, shumica e organizuar dhe e armatosur, punëtorët, ushtarët dhe fshatarët. Do të thotë ta lejosh iniciativën dhe pavarësinë e shumicës jo vetëm në zgjedhjen e deputetëve, por dhe në administrimin e shtetit, për efektin e reformave dhe ndryshimeve të tjera.
Për ta bërë ndryshimin më të qartë e më të kuptueshëm, ia vlen të kujtojmë një pohim plot vlera të bërë pak kohë më parë nga gazeta e partisë qeverisëse të revolucionarëve socialistë, “Dyelo Naroda”. Shkruante se edhe në këto ministri, të cilat ishin në dorën e ministrave socialistë (kjo u shkrua gjatë koalicionit të famshëm të kadetëve, kur disa menshevikë dhe revolucionarë socialistë ishin ministra), i gjithë aparati administrativ kishte mbetur i pandryshuar, dhe pengonte punën.
Ata që thonë: “Nuk kemi aparat për të zëvendësuar të vjetrin, gjë e cila nga çon drejt mbrojtjes së borgjezisë”, t’ju vijë turp nga vetja. Pasi ky aparat ekziston. Janë sovjetikët. Mos kini frikë nga iniciativa dhe pavarësia e njerëzve. Vendoseni besimin në organizatat revolucionare, dhe do të shihni në të gjitha mbretëritë e çështjeve shtetërore të njëjtën forcë, madhështi dhe pathyeshmëri të punëtorëve dhe fshatarëve, ashtu siç u shfaqën së bashku dhe plot furi kundër Kornilovit.
***
Sër Winston Churchill
Dhoma e Përfaqësuesve, 13 maj, 1940
Nuk kam asgjë për të ofruar veç gjakut, mundimit, lotëve dhe djersës
Të premten mbrëma mora nga Madhëria e Tij misionin të formoj një administratë të re. Ishte vullneti i dukshëm i Parlamentit dhe kombit që kjo të konceptohet sa më gjerë të jetë e mundur dhe të përfshijë të gjitha partitë. Unë tashmë e kam përfunduar detyrën më të rëndësishme të kësaj detyre.
Për këtë arsye është formuar një kabinet lufte prej pesë anëtarësh, që përfaqësojnë Laburistët, Opozitën dhe Liberalët, unitetin e kombit. Ishte e nevojshme që kjo të bëhet në një ditë të vetme me urgjencën më të madhe dhe rreptësinë e ngjarjeve. Pozicione të tjera kyçe janë plotësuar dje. Unë do t’ia dorëzoj një listë më të gjerë Mbretit sonte. Shpresoj ta përfundoj caktimin e ministrave kryesorë gjatë ditës së nesërme.
Emërimi i ministrave të tjerë zakonisht zgjat pak më shumë. Kam besim se kur Parlamenti të mblidhet përsëri, kjo pjesë e detyrës sime do të jetë përfunduar dhe administrata do të jetë e kompletuar nga të gjitha anët. Mendoj se është në interesin publik të sugjeroj se Folësi i Dhomës duhet të caktohet sot. Në fund të seancave të ditës, mbledhja e Dhomës do të propozohet deri më 21 maj, pra të martën, dhe nëse është e nevojshme të mblidhet edhe më herët. Vendimi do t’i njoftohet anëtarëve të Parlamentit në rastin më të parë.
Tani e ftoj Dhomën me anë të një rezolute të regjistrojë miratimin e masave të marra dhe deklarojë mirëbesimin në qeverinë e re.
Rezoluta është:
“Se kjo Dhomë mirëpret formimin e një qeverie që përfaqëson vendimin e përbashkët dhe të pandryshueshëm të kombit për të vazhduar luftën me Gjermaninë drejt një konkluzioni fitimtar”.
Formimi i një administrate të kësaj shkalle dhe kompleksiteti është një sipërmarrje në vetvete. Por jemi në një fazë paraprake të një prej betejave më të mëdha në histori. Jemi përfshirë në aksion në shumë pika të tjera, në Norvegji dhe në Hollandë, dhe duhet të përgatitemi në Mesdhe. Por beteja e ajrit po vazhdon, dhe duhet të bëjmë mjaft përgatitje në shtëpi.
Në këtë krizë besoj se do të më falni nëse nuk po e zgjas fjalimin me Dhomën edhe më shumë për sot, dhe shpresoj se shumë prej miqve dhe kolegëve apo ish-kolegëve, të cilët janë ndikuar nga rikonstruksioni politik, do të më tolerojnë për mungesën e ceremonisë, e cila ishte e nevojshme.
I them Dhomës ashtu si dhe ministrave që janë bashkuar me këtë qeveri, se nuk kam asgjë për të ofruar përveç gjakut, mundimeve, lotëve dhe djersës. Para nesh kemi një torturë, nga lloji më i rëndë.
Ju do të pyesni, cila është politika jonë? Unë them të hapim luftë nga toka, deti dhe ajri. Luftë me gjithë pushtetin dhe forcën që Perëndia na ka dhënë, dhe të hapim luftë kundër një tiranie monstruoze. Kjo është politika jonë.
Ju do të pyesni, cili është qëllimi ynë? Mund të përgjigjem me një fjalë? Është fitorja. Fitore me të gjitha kostot, fitore pavarësisht nga terrori, fitore, pavarësisht se sa e rëndë dhe e gjatë do të jetë rruga përpara, pasi pa fitore nuk ka ekzistencë.
Le të kuptohet nga të gjithë. Nuk ka ekzistencë të Perandorisë britanike, nuk ka ekzistencë për parimet në të cilat ka qëndruar Perandoria britanike, nuk ka ekzistencë për nxitjen, impulsin e të gjitha kohërave, që i gjithë njerëzimi të përparojë drejt qëllimit të tij.
***
Një lidhje e zjarrtë me një komb apo një tjetër krijon të liga
George Washington
Lamtumira, 17 shtator, 1796
Miq dhe qytetarë: periudha për një zgjedhje të re qytetare, për të administruar qeverinë ekzekutive të Shteteve të Bashkuara, nuk është shumë e largët, dhe koha ka mbërritur kur mendimet tuaja duhet të vihen në shërbim të veshjes së personit me atë besim të rëndësishëm, më duket e përshtatshme, veçanërisht se mund të çoj në një shprehje më të dallueshme të zërit publik, se tani duhet t’ju informoj për rezolutën që kam formuar …
… Kam ngushëllimin të besoj se, ndërsa zgjedhja dhe maturia më ftojnë të heq dorë nga skena politike, patriotizmi nuk ma ndalon këtë.
… Një përkujdesje ndaj mirëqenies suaj, e cila nuk mund të përfundojë veç me vdekjen time, dhe të kuptuarit e rrezikut, e natyrshme për atë shqetësim, më urdhërojnë, si në rastin e tanishëm, t’ju ofrojë parashikimit tuaj, dhe t’jua rekomandoj këqyrjes suaj të vazhdueshme, disa ndjenja të cilat janë rezultat i një reflektimi të tepërt, të një vëzhgimi të konsiderueshëm, dhe të cilat më duken të gjitha të rëndësishme për vazhdimësinë e lumturisë suaj. Këto do t’ju ofrohen me më shumë liri, ashtu siç mund të shihni në to paralajmërimet e disinteresuara të një miku që po largohet, të cilët nuk kanë asnjë motiv personal për të paragjykuar këshillën e tij. As nuk mund të harroj, si inkurajim, pranimin tuaj të butë të ndjenjave të mia në një rast të mëparshëm dhe jo të ndryshëm nga ky.
Të ndërthurura si në dashurinë e pavarësisë me çdo ligament të zemrave tuaja, asnjë rekomandim imi nuk është i nevojshëm për të fortifikuar apo konfirmuar këtë lidhje.
Uniteti i qeverisë, e cila ju formon si një popull, është gjithashtu tani edhe në zemrën tuaj. Është kështu me të drejtë; pasi është një shtyllë kryesore në ndërtesën e pavarësisë suaj të vërtetë, mbështetja e qetësisë në shtëpi, paqja jashtë vendit; siguria juaj; prosperiteti juaj; e asaj Lirie të vërtetë, të cilit ju i keni vënë një çmim të lartë … Qytetarë, nga lindja apo zgjedhja, të një shteti të përbashkët, që ka të drejtë të përqendrohet tek dashuria juaj. Emri i amerikanëve, i cili ju përket ju, dhe nxënësisë suaj kombëtare, gjithmonë duhet t’ju ngjallë krenarinë e drejtë të patriotizmit, më shumë se çdo titull tjetër. Me ndryshime të vogla, ju keni të njëjtën fe, mënyra, zakone dhe parime politike. Keni një shkak të përbashkët për të cilën të luftoni dhe të triumfoni së bashku; Pavarësia dhe Liria që posedoni janë puna e konsultave të përbashkëta, dhe përpjekjeve të përbashkëta, të rreziqeve të përbashkët, vuajtjeve dhe sukseseve.
Por këtyre konsideratave, sado fuqishëm të vijnë për ju, i shtohet një peshë edhe më e madhe nga ato që janë më afër interesit tuaj. Çdo pjesë e vendit tonë gjen motivet urdhëruese për të mbrojtur dhe për të ruajtur Bashkimin në tërësi … Bashkimi ynë/juaji duhet të konsiderohet si një mbështetëse kryesore e lirisë suaj, dhe se dashuria e njërës duhet t’ju shtojë dashurinë për tjetrën.
… Vëzhgoni besimin e mirë dhe drejtësinë kundrejt gjithë kombeve; kultivoni paqen dhe harmoninë me të gjithë. Besimi dhe virtyti urdhëron këtë sjellje; po kështu edhe politika e mirë. Do t’ia vlejë për një komb të lirë, të ndriçuar dhe brenda një periudhe të shkurtër, një komb të madh, për t’i dhënë njerëzimit zemërgjerësinë dhe një shembull të ri të njerëzve të udhëhequr nga drejtësia madhështore dhe bamirësia. Kush mund ta vë në dyshim se gjatë kohërave frytet e një plani të tillë do t’i shpërblejnë mjaft avantazhet e tanishme, të cilat mund të humbasin nëse i përkrahim shumë? A mos ndoshta, largpamësia nuk e ka lidhur lumturinë e tanishme të një kombi me virtytin e tij? eksperimenti, të paktën, rekomandohet nga çdo ndjenjë që fisnikëron natyrën njerëzore. Ububu! Kjo bëhet e pamundur nga veset!
… Një lidhje e zjarrtë e një kombi me një tjetër prodhon shumë të liga. Simpati për kombin e preferuar, ndihmon në krijimin e iluzionit për një interes të përbashkët, në rastet ku asnjë interes i përbashkët ekziston, dhe injektimi i armiqësive të ndryshme, tradhtitë ndaj të parit dhe pjesëmarrje në zënkat dhe luftërat e të fundit, pa shtytje apo justifikim të mjaftueshëm. Kjo gjithashtu çon në koncesione ndaj kombit të preferuar apo mohim të privilegjeve ndaj një tjetri, të cilat lëndojnë Kombin që bën koncesionet; duke u ndarë pa qenë nevoja me atë që duhet të mbetet; dhe duke ngjallur xhelozi, mosdashje dhe një prirje për t’u hakmarrë, nga partitë që do t’u refuzohen privilegjet. Dhe jepuani qytetarëve ambiciozë, të korruptuar apo të zhgënjyer (të cilët ia përkushtojnë veten kombit të preferuar), lehtësi për të tradhtuar apo sakrifikuar interesin e vendit të tyre, pa neveri, ndonjëherë madje me popullaritet; shkëlqim, me paraqitjen e një ndjenje të moralshme detyrimi, një respekt të lavdërueshëm për opinionin publik, apo një zell të lavdërueshëm për të mirën publike, baza e pëlqimeve të kota për ambicie, ose magjepsje …
… Kundër dinakërive të brendshme të influencës së huaj (unë ju thërres të besoni tek unë, qytetarë të dashur), xhelozia e një kombi të lirë duhet të jetë vazhdimisht vigjilente; me që historia dhe eksperienca e tregojnë, se influenca e huaj është një nga armiqtë më të dëmshëm të qeverisë republikane. Por ajo xhelozi, që të jetë e vlefshme, duhet të jetë e paanshme; përndryshe do të bëhet instrument i influencës që duhet të shmanget, në vend që të bëhet mbrojtje kundër saj. Anësia e tepruar për një komb të huaj, dhe mospëlqimi i tepruar i tjetrit, do të bëjnë ata që i nxisin, ta shohin rrezikun vetëm nga njëra anë, dhe do të shërbejnë për të mbuluar dhe madje për të mbështetur artin e influencës tek tjetri. Patriotët e vërtetë, të cilët do t’i rezistojnë intrigave të të preferuarit, do të bëhen të urryeshëm; ndërsa mjetet dhe viktimat e saj do të pushtojnë duartrokitjet dhe besimin e njerëzve …
Rregulli i sjelljes për ne, në lidhje me kombet e huaja, është, të zgjerojmë lidhjen tregtare, për të pasur me ta sa më pak lidhje politike që të jetë e mundur. Deri tani ne kemi krijuar fejesa, lërini të plotësohen me besim të mirë. Të ndalim këtu.
Evropa ka disa interesa primare, të cilat nuk kanë ose mund të kenë një lidhje të largët. Për këtë ne duhet të diskutojmë vazhdimisht, shkaku i së cilës është i huaj për interesat tona. Kështu që, nuk do të ishte e urtë ta ndërlikonim veten me lidhje artificiale, me peripecitë e zakonshme të politikës së saj, apo kombinimeve të zakonshme dhe shembjeve të miqësive apo armiqësive.
Situata jonë e shkëputur dhe e largët nga fton dhe na jep mundësi të marrim një tjetër rrugë. Nëse qëndrojmë një popull, nën një qeveri efikase, nuk do të jetë e largët koha, kur të kundërshtojmë hapur lëndimet materiale nga shqetësimet e jashtme; kur të mbajmë një qëndrim të tillë neutral, do të kërkojmë respekt; kur kombet trime ta shohin se nuk mund të na bëjnë asnjë kërkesë, nuk do të guxojnë të na provokojnë; kur të zgjedhim me drejtësi luftë apo paqe, ashtu siç është në interesin tonë, do të këshillohen.
Pse të heqim dorë nga avantazhet e një situate kaq të veçantë? Pse të heqim dorë nga qëndrimi ynë? Pse, duke ndërthurur fatin tonë me atë të çdo pjese tjetër të Evropës, të ngatërrojmë fatin dhe prosperitetin tonë me ambicien e rëndë evropiane, rivalitetin, interesin, humorin apo tekat?
Është politika jonë e vërtetë të qëndrojmë larg aleancave të përhershme me çdo pjesë të botës së huaj; deri tani kemi lirinë ta bëjmë këtë; mos më keqkuptoni sikur dua të them se po dyshoj tek marrëdhëniet e tanishme. Unë, si për çështjet publike si për ato private, them se ndershmëria është politika më e mirë. Këtë po e përsëris, marrëdhëniet vëzhgojini në kuptimin e pafajshëm. Por, për mendimin tim, është e panevojshme dhe nuk do të ishte e urtë t’i zgjeronim.
Duhet të tregojmë kujdes që gjithmonë të mbajmë një qëndrim të respektueshëm mbrojtës, t’i besojmë aleancave të përkohshme për situata të jashtëzakonshme urgjente.
… Kur rishqyrtoj incidentet e administratës sime, jam i pavetëdijshëm për ndonjë gabim të qëllimshëm, megjithatë, jam i vetëdijshëm për defektet e mia, mos të them se mendoj se kam bërë shumë gabime. Cilatdo qofshin ato, unë kërkoj seriozisht nga i Plotfuqishmi t’i shmang apo t’i lehtësoj të ligat të mund të sjellin. Unë do të vazhdoj të mbaj me vete shpresën, se vendi im kurrë nuk do të ndali së pari ato me kënaqje, dhe se pas dyzet e pesë viteve të jetës sime plot përkushtim dhe zell, të metat do të mbeten në harresë, ashtu siç unë shumë shpjet do të shkoj në shtëpinë e pushimit.