Lidhu me ne

Mix

Shishtaveci, perla mbi borë!

Shishtaveci,
Perla mbi borë

Prekni barëdhësinë në lartësinë 1500 metra mbi nivelin e detit, zbuloni kanionet, majat e thepisura dhe pikat më të bukura turistike të mbushura me historinë dhe traditën e banorëve goranë

I vendosur në një pllajë që gjelbëron gjatë Pranverës dhe zbardhon në Dimër, në mes të grykës së Vanave, fshati Shishtavec, është një ndër perlat e turizmit dimëror në Kukës, ende një destinacion jo fort i zbuluar nga turistët. Vetëm 30 kilometra nga qyteti i Kukësit, teksa udhëton drejt të kufirit me Kosovën, kjo zonë është një vend që ka një pozicion të favorshëm për turizmin e bardhë, ku mund të shijoni sportet dimërore, pjatat tipike vendase dhe mikpritjen vendase në bujtinat e zhvilluara së fundmi. Madje aty çdo Shkurt pista e skive, një nga më uniket në Shqipëri mikpret Kampionatin Kombëtar të Skive. Me bujtinat e shumta përreth zonës, ju mund të shijoni mrekullitë e natyrës, ku Zoti nuk është kursyer.

I vendosur në një lartësi prej 1500 metrash mbi nivelin e detit, në trekëndëshin ndërkufitar Shqipëri – Kosovë – Maqedoni, për ata që duan vende të pashkelura dhe parapëlqejnë eksplorimin, këtu mund të gjejnë destinacionin ideal, ndërsa mund të zbuloni edhe panoramen e mrekullueshme, “pikturuar” me ujëvara, kanione dhe shkëmbinj magjepsës. 

Kanioni i Vanave, i konsideruar Monument i Natyrës është një nga thesaret e Parkut Natyror të Korabit, ka një pamje madhështore, me një thellësi marramendëse, e cila ngrihet nga brigjet e lumit Luma, duke ndarë shpatet e mprehta të Gjallicës dhe Koretnikut, duke u kthyer në një destinacion të preferuar për alpinistët.

Shpella e Jazeninës, ndodhet në afërsi të fshatit Bele dhe ka një konfiguracion stalaktitesh në tavanin e saj me simbole magjepsëse, ku gjatë gjatë Verës  dhe dimrit temperatura është konstante nga 12 deri 15 gradë celsius.

Për ata që pëlqejnë aventurat dhe adrenalinën e ngjitjeve në majat e thepisura, mali i Kallabakut, ky masiv shkëmbor, poshtë të cilit shtrihen pllajat e mbuluara nga bardhësia, mund të jetë një eksperiencë unike, sidomos për faktin se nga maja e tij, takohen kufijtë e tre shteteve, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedonia e Veriut. Ngjitja në të është e vështirë gjatë stinës së ngricave, sidomos në pjesën lindore nga muaji Tetor deri në Prill, kur edhe ky gjigand i gurtë është i mbuluar nga dëbora. Prej andej mund të soditni peizazhin mahnitës të Alpeve, Sharrit dhe Korabit.

Misterioz dhe plot kërshëri dhuron Guri i Mëngjesit, i cili ndodhet në Jug të Shishtavecit. Banorët e hershëm mendohet ta kenë pagëzuar me këtë emër 1500 vjet më parë, për arsyen se ky gur, që  duket sikur prek horizontin, ka qenë një vendqëndrim dhe orientues, përgjatë rrugëve që lidhnin qytetërimet e hershme. Disa gojëdhëna tregojnë se, ky emër vjen ngaqë rrezet e para të diellit bien pingul përmbi gur. Guri është ranor në formë konike, me përmasa 25 metër i gjatë, 13 metër i gjerë, dhe 11 metër i lartë, i ndodhur në një lartësi 1900 metër mbi nivelin e detit, konsiderohet si një nga gurët më të fotografuar dhe për të shkuar atje, duhet të ngjiteni në bjeshkën e Shishtavecit.

Hartës së vendeve unike i shtohet edhe ujëmbledhësi i Novosej, i cili quhet “Syri i Tokës” dhe ndodhet në këmbët e malit Kallabak. Nëse ndaloni aty, mund të shijoni edhe një pjatë me bazë peshkun, i cili rritet po aty.

Guri i Shqipes është po ashtu një tërheqje e pazakontë: I vendosur në lartësinë e 1580 metrave mbi nivelin e detit, ai përbëhet nga një shkëmb konglomeratik me gjatësi 100 metra dhe lartësi 27 metra, vendi i duhur për ata që duan një panoramë të përsosur për të fotografuar.

Mështekna e Shishtavecit, ky pyll magjepsës sikur vjen nga përrallat e larta ka një dendësi të konsiderueshme dhe një bukuri të rallë, ku mbretëron Mështekna, një lloj druri i veçantë që gjendet edhe në zona të tjera në veri.

Ski në Bjeshkë

Bjeshkët e Shishtavecit gjatë stinës së dimrit, janë shumë të përshtatshme për sportin e skive, ndaj edhe ikona e kësaj krahine është klubi i njohur Morava i krijuar plot 80 vite më parë, ku edhe prej vitesh, i kthyer tashmë në një traditë, aty zhvillohet edhe Kompionati Kombëtar i Skive. Pista e skive është e famshme për shtrirjen e përshtatshme për këtë sport, përpos mungesës së infrastrukturës.

Pjata autentike 

Për ata që e duan kuzhinën e krahinës, mund të shijojnë pjatat tipike ku mbretëresha e tyre është padyshim patatja, e cila mbillet nga banorët e zonës dhe ka një shije unike, pasi gatuhet në gjithfarë mënyrash, ku spikatin ato të pjekura në prush. Gatime të tjera me bazë mishin, kryesisht atë të gjedhëve janë mishi i pjekur në saç, pitet, petëzat dhe padyshim flija e përgatitur me miell gruri e misri, ndërsa ëmbëlsira kryesore është kulloshta me bazë qumështin. Banorët e Gorës dallohen për prodhimin e rakisë së rrushit, kumbullës, thanës, dëllinjave dhe manaferrave.

  Botuar në BORDO, shkurt 2022

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar1 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix1 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix1 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix1 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix1 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix1 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal1 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix1 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook