Kryesore
Të helmuarit te “Artigiano”: Do ta ndjekim çështjen në gjyq ose personalisht
Janë disa prej njerëzve, të cilët janë prekur drejtpërdrejt nga helmimi që ndodhi disa ditë më parë në restorantin “Artigiano” në zoën e ish-Bllokut. Dikur klientë të restorantit, një pjesë e tyre ndjehen të fyer dhe kërkojnë drejtësi për ngjarjen e ndodhur, pasi ata apo të afërm të tyre kanë përfunduar rëndë në spital pas helmimit të ndodhur.
Ish klientja: Kjo punë do të ndiqet në gjyq ose do të kthehet në personale
Ja se çfarë shkruan në Facebook një kliente e tillë menjëherë pas rihapjes së “Artigianos”, e indinjuar që çështja nuk është zgjidhur si duhur dhe që situata nuk është qartësuar drejt.
“Në fakt ju nuk keni faj sepse jetojmë në Shqipëri, ku njerëzit e kanë memorien e shkurtër dhe me pak lekë mbyllet çdo gjë. 5 persona të afërm të mi kanë qenë në spital për 10 ditë me rradhë, ndër ta një fëmijë në gjendje të rëndë. Askush nuk deshi t’ia dijë. Mua nuk më intereson me çfarë mbani familjen ju. Keni luajtur rëndë me shëndetin e njerëzve dhe mesa mora vesh nga mjekë dhe farmacistë, kjo është një situatë prej dy vitesh”, vëren ish klientja e “Artigiano”, duke vijuar se “Kjo punë do ndiqet deri në gjyq, pavarësisht se gjurmët mund të fshihen.
Ose në të kundërt kjo do kthehet personale. Bëhuni pak më modest! Nga një kliente dikur besnike, tashmë e zhgënjyer.
Klientja pohon se Artigiano nuk i ka kërkuar asnjë lloj ndjese dhe vëren se ‘Menaxheri dhe pronari duhet të ishin pas hekurave dhe jo të më thonin këtu që është çështje konkurrence dhe çdo gjë ishte pa të drejtë’.
Zotërinj të dashur, ai ambient është i kontaminuar. Kjo punë do të ndiqet dhe do të bëhet publike dhe në media. Kemi dhe ne njohjet tona.
Ndërsa në anën tjetër ka shumë njerëz që mendojnë, se gjithcka është e qëllimshme për të dëmtuar “Artigiano”-n.
Një kliente e ‘Artigiano’ (jo e helmuar) shkruan: Jam e lumtur qe u rikthyet. Isha e bindur qe dikush e ka ber me qellimin per tju demtuar por ju jeni gjithmon me te miret .Mezi po presim te hajm serisht Cezarin e mrekullueshem.
Urime e suksesee’.
Kam 26 vjet në mjekësi, por kurrë nuk kisha parë helmim aq të fuqishëm
Një tjetër zonjë reagon po ashtu ndërsa denoncon helmimin e pësuar nga djali i saj 22 vjeçar.
‘Unë nuk iu njoh personalisht, por jam nëna e një djali 22 vjeçar, që për fatin e tij të keq konsumoi të martën në darkë sallatën cezar. Jemi çift mjekësh, por në jetën time (26 vjet punë) nuk kisha parë helmim ushqimor aq të fuqishëm, me temperaturë 40, të vjella e diarre pa pushim. E të mendosh që natën e parë ka qenë në dhomë sepse është student, pa kujdesin prindëror pranë..! Pas një jave ka arritur të kthehet në gjendje normale,’- shkruan zonja me emrin Voisava Cani, ndërsa vijon: ‘Ju mbase më shumë jeni merakosur për humbjet financiare e të famës që keni patur, por helmime të tilla mund të shkaktonin dhe vdekje. Lekët shkojnë e vijnë, por njeriu s’vjen më.’
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu