Radar
Tentativë për të “shuar” protestën? Qytetarët para kryeministrisë, Rama i fton në Facebook
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar bashkëbisedim me qytetarët në Facebook për krizën energjitike dhe impaktin e luftës në Ukrainë te rritja e çmimit të naftës.
Bashkëbisedimi do të zhvillohet në orën 18.30, kohë kur qytetarët do të zhvillojnë protestë para kryeministrisë.
Protesta do të nisë në orën 17.00, por pritet të zgjasë, sikurse ndodhi edhe një ditë më parë. Qytetarët janë shprehur të vendosur për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës.
Pas protestës së djeshme çmimi i naftës ka pësuar një rënie. Kjo është interpretuar nga disa zëra si efekt i protestës së qytetarëve.