Lidhu me ne

Temporal

Ndal anglishtes

“Ndal anglishtes! Të mbrojmë italishten!”. Kështu e titullon një shkrim të vetin “Avvenire” në Itali, i cili vë theksin te huazimet e sforcuara dhe të panevojshme që kanë depërtuar në lëmin teknologjik e atë të biznesit. “Por me të vërtetë që termat teknikë anglisht nuk kanë të barazvlefshmin e tyre në italisht? E pavërtetë”, vijon “Avvenire” duke raportuar se “gjuhëtarët e grupit Incipit, pjesë e Akademisë Crusca që merret me vlerësimin e neologjismave dhe huazimeve…kanë propozuar një shembull të përkthimit  italisht të tyre…”. Shembulli ka vlerë pse shtron në vetvete pyetje edhe për shqipen tonë, që ka një mbipopullim huazimesh, e ca më keq, përdorim të panevojshëm dhe keqpërdorim në disa raste. Po e përcjellim bashkë me

Analisi on desk – analisi preliminare o analisi a tavolino (analizë paraprake apo analizë në tryezë)

Benchmark – (parametro di riferimento)parametër referimi

Tool – strumento(mjet, instrument)

Executive summary – sintezë

Valutazione della performanze – valutazione dei rezultati (vlerësim i performancës)(http://www.avvenire.it/Cultura/Pagine/Il-no-della-crusca-all’inglese-aziendale-all’universita.aspx).

Këto janë disa prej fjalëve apo termave që kanë hyrë, e për të cilat akademia italiane sugjeron përkthimin e “duhur”. Mirëpo siç shihet ky problem i italishtes është shumë më artificial sesa në shqipe, pasi vetë kjo e fundit, pra shqipja e folur, na mëson përmes italianizmave të saj, se këto terma nuk i mungojnë italishtes. Por se folësit e saj janë prekur nga dukuria e thjeshtimit si pasojë e përputhjes së konvencioneve që sjell me vete teknologjia dhe pasqyrimit të saj në përdorimin terminologjik. Nëse i heqim anglicizmat edhe shqipes, do të shkojmë te italianizmat, pasi shqipja ka natyralizuar këto të fundit më herët për nevoja të terminologjisë(në shumë raste, ndonëse jo domosdoshmërisht në fushën kompjuterike). Këtu duket se nuk ka hyrë shumë në punë as përkthimi në shqip i programeve të ëindoës, apo i programeve të telefonave celularë.

Edhe përpjekja e Akademisë italiane ngjan si e pashpresë në një botë që sa vjen e unifikon gjuhën teknologjike që burimisht është anglishtja. Kjo të paktën në Europë dhe SHBA, aty ky alfabeti bazë është ai latin.

Një shpresë mund të thotë dikush është letërsia dhe puna në shkollë. Edhe ky është argument që vlen shumë, por aktualisht, nga sa po shihet, krijohet ideja se në letërsinë shqipe kemi shkrimtarë që njohin dhe lexojnë njëri-tjetrin. Kurse sa i përket gjuhës dhe shkollës,  gjasat janë që shqipja e “pastër” do të jetë privilegj i shumë pak njerëzve nesër. Këtu po flasim për një fushë, si teknologjia, meqë ajo po imponohet më ndjeshëm. Por në shqipe problemi është më i thellë kur mendon se edhe sot, pas 34 vjetësh, standardi i gjuhës nuk është asimiluar sa dhe si duhet.  Çfarë bën të mendosh është se kur problemi është shqetësues për gjuhë të mëdha, me traditë shkrimi dhe me kulturë që ka rrezatuar gjerësisht,  atëherë  ai është edhe më alarmant për gjuhë si shqipja. Është një nga ato çështje që kërkojnë seriozitet dhe angazhim, jo për të kuruar ndonjë paranojë, por për të kuptuar kohën që po vjen dhe për të ndrequr ato që mund të ndreqen. Apo për të mos lejuar që të këmbehet një mundësi e gjuhës me një neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë nuk duhet të bëni kurrë me stomakun bosh

Nisja e ditës shëndetshëm sigurisht nis nga stomaku në mëngjes. Mënyra e të ushqyerit dhe kujdesi që duhet të tregojmë...

Mix1 ditë më herët

Diabeti – Zgjidhja gjendet tek ushqimi

Kur bëhet fjalë për diabetin, zgjedhjet tona ushqimore janë shumë të rëndësishme. Pavarësisht se disa ushqime janë më të mira...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht – Zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Historia e harruar e vrasjes së pabesë të Ismail Bej Vlorës

NGA EVARIST BEQIRI* NGA EVARIST BEQIRI* Këtë shkrim ia kam kushtuar një personazhi dhe një ngjarjeje shumë të rëndësishme kombëtare,...

Mix2 ditë më herët

E ve, me dy fëmijë, Bridget Jones rikthehet në shkurt dhe ky është traileri

Bridget Jones do të rikthehet si një vejushë me dy fëmijë të vegjël, që veç problemeve të saj, do t`i...

Mix2 ditë më herët

Eksperimenti i pazakontë, milingonat mposhtin grupin e njerëzve në lëvizjen e objektit përmes labirintit (Video)

Një ekip që studion sjelljen në grup të milingonave ka zbuluar se në rrethanat e duhura, milingonat mund t’i tejkalojnë...

Temporal2 ditë më herët

Shqipëria e viteve (1924 – 1928)/ PAMJET e shkrepura nga fotografi gjerman gjatë udhëtimit të tij në trojet shqiptare

Shkruar nga Albana Cenaj – Liberale.al Nga Albana Cenaj Ah, çfarë nostalgjie e mrekullueshme! Shqipëria e dikurshme e viteve (1924...

Mix2 ditë më herët

Pse u largua realisht, Justin Trudeau?

“Ky vend meriton kandidatë të vërtetë për zgjedhjet e ardhshme dhe unë e kam kuptuar se nuk mund të jem...

Radar2 ditë më herët

Noka nxjerr dokumentet: Kompania e Agron Shehajt ka ndërtuar vilën e Ajola Xoxës në Petrelë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzon deputetin Agron Shehaj se përmes kompanisë së tij ka ndërtuar vilën e...

Kioske2 ditë më herët

Të gjithë kundër Elon Musk

Europa është ngritur kundër Elon Musk, miliarderi më i pasur në botë dhe drejtuesi i platformës sociale X (ish-Twitter), i...

Facebook