Radar
Basha, jam gati të bëj çdo gjë në interesin më të mirë të PD
Pasi pësoi një humbje të rëndë në zgjedhjet e pjesëshme të 6 marsit, ku për herë të parë Partia Demokratike u rëndit e treta ,Lulzim Basha shprehet se është ende në proces reflektimi edhe pse pjesa më e madhe e deputetëve i kanë kërkuar dorheqjen nga posti i kryetarit.
Basha ka deklaruar sot se partia e tij është në proces reflektimi, ndërsa ka siguruar se pas këtij procesi do të dalin më të fortë dhe më të bashkuar.
“Ju siguroj qe demokratët do marrin në dorë fatin e tyre PD do dalë nga ky proces e fortë dhe e bashkuar ky është synimi. Detyra e parë është e imja jam i gatshëm të ndërmarr cdo hap që PD të jetë e fortë dhe e bashkuar e mësimin e madh të 6 marsit që është domosdoshmëria të jemi sa më të fortë përpara këtij regjimi. Jemi në proces reflektimi”, u shpreh Basha jashtë selisë së PD-së për mediat.