Lidhu me ne

Mix

A e dini çfarë tregojnë flokët për shëndetin tënd?

Flokët janë një element i rëndësishëm i trupi tonë. Shendeti i tyre ka shumë rëndësi si një tregues në lidhje me gjendjen e trupit.

Shenjat që diçka s’po shkon mirë me shëndetin tuaj janë pafund. Më poshtë do të lexoni disa detaje në lidhje me problemet që tregojnë flokët për shëndetin.

Mund të keni probleme me tiroidet

Folikulat e flokëve rregullohen nga hormoni i tiroides prandaj një nivel i ulët i këtij hormoni bën që folikulat të mos rigjenerohen. Kjo çon në rënien e flokëve ose dobësim të dendësisë. Nëse shihni që flokët tuaj po dobësohen, apo këputen fare lehtë, mendoni për gjëndrën e tiroides dhe kontrollojeni atë.

Trupi juaj ka mungesë hekuri

Këtë ua tregon rënia e flokëve. Hekuri është shumë i rëndësishëm për flokë të shëndetshëm, prandaj nëse shihni që pas dushit mungojnë shumë flokë, kujdes. Mund të jetë një shenjë paralajmëruese e anemisë.

Çfarë po ha, nuk mjafton!

Dieta ushqimore luan një rol shumë të rëndësishëm për shëndetin e flokëve tuaj. Nëse ju mungon shkëlqimi në flokë, është padyshim faji i gjërave që konsumoni. Përpiquni të mos i ndaheni frutave dhe perimeve nëse doni t’i ktheni sërish në jetë flokët tuaj.

Mund t’ju duhet të pini më shumë ujë!

Kryefjala është hidratimi! Nëse i doni flokët tuaj, hidratohuni gjatë gjithë ditës. E dini pse fundet e flokëve këputen kollaj? Sepse s’pini ujë sa duhet! Edhe nëse doni flokë të gjatë, sekreti është sërish uji.

Mund të keni ndryshime hormonale

Ndryshimet hormonale gjatë jetës reflektojnë në flokët tuaj. Shtatzënia, periudha pas lindjes apo menopauza janë të gjitha ndryshime hormonale që kanë ndikimin e tyre tek flokët tanë.

MË TEPËR

Radar1 orë më herët

Eksperti Besmir Semanaj: Kostoja e mbylljes së Tik Tok, rreth 1 milion euro

Ekspert i IT, Besmir Semanaj ka deklaruar se kostoja e mbylljes së TIK TOK në vendin tonë është diku tek...

Kryesore2 orë më herët

Berisha “i lutet” Ramës për debat publik: S’dua të ta dëgjoj emrin, por jam gati të ballafaqohem me ty për hir të qytetarëve

Sali Berisha ka ftuar edhe njëherë publikisht në debat publik, Kryeministrin Edi Rama, për të ballafaquar programet respektive mes PD...

Mix2 orë më herët

Jenna Ortega: Arsyeja që u largova nga ekskluziviteti i ‘Scream’

Aktorja e “Wednesday”, Jenna Ortega, foli për vendimin e saj për t’u larguar nga ekskluziviteti i Scream në një intervistë...

Radar3 orë më herët

“Komisar Dritan Lame më rrahu” – Rrëfehet Nuredin Dumani: I thashë, ‘mbaje mend çfarë do të bëj kur të dal’, por ai u vra…

Nuredin Dumani, i cili mban edhe statusin e të penduarit të drejtësisë ka folur në seancën e kësaj të martë...

Radar23 orë më herët

Ajo që po ndodh në Gaza, është përtej imagjinatës njerëzore

Nga një koment i radios publike gjermane Deutschlandfunk Ajo që po ndodh në Gaza është e vështirë të përshkruhet me...

Mix24 orë më herët

Si të shmangni helmimin nga ushqimi

Përzerje, dhimbje barku, diarre ose të vjella – dhe herë pas here temperatur dhe ethe. Helmimi me ushqim është zakonisht...

Mix24 orë më herët

Vera e kuqe nuk është e shëndetshme. Studimi: Nuk parandalon as kancerin, as sëmundjet e zemrës

Hulumtimet për lidhjen e saj me kancerin kanë nxjerrë një rezultat shumë befasues dhe  një lajm të keq edhe për...

Mix1 ditë më herët

10 gratë më të pasura në botë!

Prania e grave miliardere në listën e Forbes u rrit, duke përfaqësuar 13.4% të totalit prej miliarderëve, 3028 prej tyre...

Radar1 ditë më herët

Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për teknologjinë DPI

Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallnaxhi Në Shqipëri janë vendosur disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një...

Mix1 ditë më herët

Plazhet më të mira në Shqipëri sipas CN Traveller

Ndërsa një sërë vargmalesh përshkojnë anën lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve paradisiake ku dielli...

Facebook