Mix
Billie Eilish ka gjetur vetëveten “Jeta ime është njëlloj siç isha fëmijë”!
Këngëtarja 20 -vjeçare Billie Eillish më së fundi ka gjetur ekuilibrin ndërmjet famës dhe jetës private. Ashtu siç rrëfehet për “V Magazine”, popstarja amerikane ndodhet në mesin e turit të saj botëror, i cili ka nisur nga Shtetet e Bashkuara, pas ndalesës për shkak të pandemisë kovid, duke pritur me kënaqësi çmimet Grammy Awards në 4 prill e nominuar në 7 kategori.
“Në fakt jeta ime është po e njëjta që kur isha fëmijë, përveç faktit që nuk kam miq”, shprehet ajo. “Një pjesë e njerëzve me të cilët punoj, janë padyshim miqtë e mi, miqtë e mi më të mirë”, ka rrëfyer ajo për ish-drejtuesin kreativ të Saint Laurent Hedi Sliman në faqet e prestigjozes “V Magazine”.
Jeta e saj nuk ka qenë e lehtë. E katapultuar në moshën 15-vjeçare në një ambient krejt të kundërt me atë që ishte mësuar të jetonte, protektiv dhe shumë maskulist, poblemet ishin të shumta. “Kam kaluar një periudhë me të vërtet shumë të errët, e kisha me jetën dhe në të njëjtën kohë ndjehesha keq, sepse e kuptoja se nuk duhej ta kisha me askënd. “Po bëja gjëra të cilat bëheshin për kënaqësi, por që unë nuk merrja një të tillë.” Ka thënë ndër të tjera artistja.
Procesi i shërimit ishte i gjatë dhe më fund ekuilibri u arrit. Sot Billie arrin të ndajë personazhin publik nga jeta private. Ajo ka vizion artistik 360 gradë dhe kjo duket dhe përcillet qartë në idetë dhe në fotot e autorit të shkrimit Hedi Slimane. “Ka dalë në pah ajo që unë doja”, shprehet krijuesi artistik dhe fotografi, “kjo gjë më pëlqen.”